Rreze dielli, 4 pjata sallatrash
nga Fjodora Fjora e zonja Tefta
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report.
Katër lloje sallatrash të përshtatshme për tryezën e mbrëmjes së Vitit të Ri janë përgatitur sot paradite në Kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin “Rreze Dielli” të tv A1 Report. Fjodora Fjora gazetarja simpatike ishte sot e pranishme në kuzhinë për të përgatitur së bashku me Anjeza Majën dhe zonjën Tefta pjatën e saj të sallatës.
Pjatat e përgatitura ishin sa origjinale aq edhe të shijshme por dhe të larmishme në ngjyra, për ta bërë edhe më të bukur tavolinën e mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Fjodora përgatit një pjatë sallate me rukola, spinaq, avokado, arra, mollë dhe rrush të thatë të mariuar me lëng limoni dhe vaj ulliri.
Një tjetër pjatë sallate e veçantë ishtë dhe ajo e përgatitur me finok, portokall, limon, dhe ullinj dhe hurma arabie. Më pas pjata u spërkat me një sos të përgatitur me lëngun e limonit dhe lëngun e portokallit.
Pjata tjetër ishte me djathra të shumëllojshme, të zbukuara me arra, dhe brusketat me pate dhe djathë kaçkavall të grirë.
Apo ajo me lakër të bardhë, lakër të kuqe, karrotë, sallatë jeshile dhe domate të vogla.
Rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” pati dhe emocione, madje dhe përlotje nga zonja Tefta pasi emisioni i sotëm do të jetë i fundit që do të drejtojë së bashku me Anjezën. Pas datës 3 janar në skenë do të rikthehet Enedia Xhelili.
Me urimin “le të jetë një vit i bukur” rubrika “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta” mbyll vitin 2012, për të nisur më 3 janar.
(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)
72/6
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 160
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manchester United i ndërpret rrogën ikonës Sir Alex Ferguson
15 Tetor, 14:05
-
Luçiano Boçi uron ditelindje e Sali Berishës, më keq se servilat në kohën e Enverit
15 Tetor, 13:59
-
Morinë/ Po vinte me 15 monedha floriri nga Prizreni drejt Shqipërisë, nën akuzë 56-vjeçari kosovar
15 Tetor, 13:58
-
Reagon dhe Presidentja e Kosovës, Osmani: Urime Shqipërisë për këtë moment të rëndësishëm, dy vendet të vazhdojmë rrugën drejt BE
15 Tetor, 13:42
-
Dalin përgjime të reja të Mimoza Kusarit! Përfaqësuesi i Listës serbe fton shefen e deputeteve të Albin Kurtit në hotel të Radojiçiqit në Kopaonik
15 Tetor, 13:36
-
Mbappe akuzohet për përdhunim, prokurori suedez konfirmon hetimin pa përmendur emrin e sulmuesit
15 Tetor, 13:31
-
Strategjia/ Shqipëria 2030 jo me fokus numrat por drejt turizmit elitar, jo më resorte me vila, por hotele me shërbime! Skemë investimi me koncesione e subvencione
15 Tetor, 13:16
-
‘Urime, të kena prit, faleminderit dhe jemi të bindur se grup-kapitujt do mbyllen!’ Shqiptarët surprizojnë Ramën para selisë së BE, pozojnë me flamurin kuqezi
15 Tetor, 13:15
-
Dy ndeshjet e Kombëtares komentohen në Report TV, Mirel Josa: I befasuar nga Tuci! Xhihani: Në Pragë ekipi u fut në kolaps
15 Tetor, 13:06
-
Rindërtohet shkolla ‘Myslym Keta’ në Kombinat, Veliaj: Nuk kemi ndërtuar vetëm një godinë, por një komunitet
15 Tetor, 13:00
-
Dhunoi dhe kërcënoi me thikë nënën, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
15 Tetor, 12:53
-
Shqipëri BE hapet grupkapitulli i parë! KONFERENCA E PLOTE e kryeministrit Edi Rama, ministrit hungarez Szijjártó dhe komisionerit Varhelyi
15 Tetor, 12:45