"Rreze Dielli", Cole gatuan
për Ditën e Falenderimeve

për Ditën e Falenderimeve">
Në kuzhinën e zonjës Tefta, rubrikë e përditshme e emisionit “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report është ndjerë atmosfera e festës së Falenderimeve, e cila është një traditë amerikane.

I ftuar special ka qenë Nails Cole, zëvendës shef i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, i cili është rikthyer në kuzhinën e zonjës Tefta. Cole është zhveshur nga petku i zyrtarit duke vendosur përparësen dhe ka gatuar dy gatime karakteristike amerikane.



Byrek/kek me kungull dhe Krem spinaqi me thërrime buke dhe erëza kanë qenë pjatat e menduara për t’u servirur ditën e sotme në këtë rubrikë.



Sipas Cole këto dy gatime tregojnë shumë për historinë e SHBA-së dhe gjithashtu pa byrekun me kungull nuk mund të festohet Dita e Falenderimeve por edhe që kungulli është 100% një asortiment amerian.



Gjithashtu Nails Cole është shprehur se festa e 100-vjetorit të Pavarësisë është duke u ndjerë edhe në Ambasadën Amerikane për shkak të lidhjes së fortë midis dy popujve dhe sepse Shqipëria është një aleate e fortë e SHBA-së.



Mjaft simpatik Cole është shprehur se jeton prej dy vitesh në Shqipëri dhe se gjuha shqipe i duket mjaft interesante, ndërkohë që ka komunikuar në këtë gjuhë gjatë emisionit.


Recetat e ditës në rubrikën "Të gatuajmë së bashku", në emsionin "Rreze Dielli"


Byrek/kek me kungull


Miell 2 filxhan çaji


Gjalp pa kripë 8 lugë gjelle


Kripë e trashë 1 luge çaji


Kungull i bardhë 2 filxhan çaji


Sheqer 1/2 filxhan kafe


Niseshte 1 lugë gjelle


Kanellë 2 lugë gjelle


Xhinxher 2 lugë gjelle


Arrë moskat ½ lugë gjelle


Vezë 2 kokrra



Krem spinaqi me thërrime buke dhe erëza


Spinaq 1 kg

Gjalp pa kripë 8 lugë gjelle


Thërrime buke 1/2 filxhani


Salcë speci pikant 1/8 lugë gjelle


Piper i zi


Hudhra 3 kokrra


Qepë e kuqe 1 kokërr


Miell 5 lugë


Qumësht


Salcë kosi


Lëng limoni 2 lugë gjelle


Arrë moskati ¼ lugë gjelle


(xh.k/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi

Durrës/ Nëna denoncon humbjen e fëmijës 3-vjeçar, në pranga gjyshi