Rreze Dielli, Eno vijon
ditën e dytë të gatimit

Rreze Dielli, Eno vijon<br />ditën e dytë të gatimit
Eno Muskaj ka nisur ditën e dytë të gatimit në rubrikën e përditshme “Të gatuajmë së bashku me zonjën Tefta”.

Ai ka ndihmuar zonjën Tefta në përgatitjen e dy recetave të përzgjedhura për ditën e sotme.



Si gjithmonë nuk ka munguar fantazia e zonjës Tefta, e cila ka realizuar dy gatime të shijshme dhe praktike.

Nxënësi i shkollës së mesme të Hoteleri-Turizmit duhet të memorizojë përbërësit e recetave.

Nga e hëna deri të enjten Eno do të ndihmojë zonjën Tefta në gatim, ndërsa ditën e premte do të realizojë pa asnjë ndihmë dy receta të përzgjedhura rastësisht.



Do të jetë juria e përbërë nga një mësues, një shef kuzhine dhe Zonja Tefta ata që do të vlerësojnë me pikë punën e nxënësit Muskaj.

“Konkursi i Kuzhinës” do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri, deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në muajin qershor.



Në fund të çdo jave konkurentët do të pajisen me çertefikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Ndërsa finalja e madhe do të nxjerrë dhe fituesin, i cili do të jetë nxënësi i vlerësuar me më shumë pikë.



Mollë me bukë të thekur

Përbërësit:

Mollë e gjelbërt 3 korra
Limon 2 kokrra
Lëng molle 100 ml
Lëng Vishnje 100 ml
Niseshte 2 lugë gjelle
Lëng shege 50 ml
Bukë e thekur 150 gr
Gjalp 100 gr
Sheqer 70 gr
Kanellë 1 lugë kafeje
Vanilje
Pana Ëmbëlsirë 350 gr



Receta e dytë, Fileto pule me salcë domate

Përbërësit:

Fileto Pule 4 copë
Piper i kuq 1 lugë çaji
Domate e tharë 70 gr
Salcë domate 60 gr
Bukë e thekur 50 gr
Domate 300 gr
Qepë 100 gr
Mashurka 250 gr
Karrotë 2
Vaj ulliri Altis

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

7/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin