Rreze Dielli, Erjon Bardhi nis aventurën e gatimit

Rreze Dielli, Erjon Bardhi nis aventurën e gatimit
Një tjetër konkurent është bërë pjesë e “Konkursit të Kuzhinës” në emisionin Rreze Dielli.

Erjon Bardhi është nxënësi i shkollës së Hoteleri-Turizmit, i cili ka nisur aventurën një javore të gatimit.

Erjoni ka vëzhguar zonjën Tefta, e cila ka realizuar dy receta të shijshme dhe praktike për shikuesit e kësaj rubrike të përditshme.



Nxënësi Bardhi nga e hëna deri të enjten do të ndjekë këshillat e zonjës Tefta, e cila do të gatuajë receta të ndryshme.

Ndërsa të premten ai do të realizojë pa asnjë ndihmë dy gatime të përzgjedhura nga juria.



Në fund të javës do të jetë një mësuese, një shef kuzhine dhe Zonja Tefta, të cilët do të vëzhgojnë punën e Erjonit.

Ata do të vlerësojnë me pikë nxënësin Bardhi në bazë të kritereve të përcaktuara më parë.

Ky konkurs do të sjellë çdo javë një konkurrent të ri deri në finalen e madhe, e cila do të jetë në qershor.



Në fund të çdo jave nxënësit do të pajisen me certifikatë dhe me një dhuratë me pajisje elektroshtëpiake.

Finalja e madhe do të nxejrrë dhe fituesin, i cili do të jetë studenti i vlerësuar me më shumë pikë gjatë javëve të konkursit.



Receta e parë, Ëmbëlsirë me gjizë të freskët

Përbërësit:

Petë Spoliat 1
Vezë 1 e verdhë
Gjizë e freskët 250 gr
Lajthi 100 gr
Mente gjethe
Mjaltë 2 lugë gjelle
Limon cipa(lëngu)
Sheqer Pluhur.



Receta e dytë, Pulë me Angjinare

Përbërësit:

Pulë 600 gr
Gjalp 1 lugë gjelle
Val ulliri Altis 2 lugë gjelle
Pure domate 250 gr
Piper kokërr
Angjinare 3 lule
Limon 1
Kopër 1 tufë

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/5
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn