Rreze Dielli, Jug sot na ka dërguar në Vuno, ku na ka njohur me disa nga historitë dhe bëmat heroike të këtij fshati.
Fshati i bukur dhe heroik i Vunoit
Në veri të Himarës takohemi me fshatin më të parë, Vunonë, ndërtuar në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës.
Gjendet paksa larg nga deti në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga tepishte të gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka të gurta. Vunoi ndahet nga deti me një rafshnaltë mbushur me një ullishte të pafund dhe pemë të tjera frutore që përbën një pasuri të vërtetë për banorët e tij.
Quhet fshati i bukur dhe hero. Vunoi është i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse.
Shumë njerëz të shquar e kanë origjinën nga Vunoi.
Bregu i mrekullueshëm i Jalit në formë gjysmë hëne rrethohet nga brigje me një bimësi të dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i egër dhe bimë të tjera me aromë dehëse.
Kjo bimësi e kombinuar me rërën ngjyrë ari dhe ujërat që rrethojnë shtëpitë që gjenden buzë detit krijojnë një ikonë parajse magjike që e bën udhëtarin të ndihet si në ëndërr.
Takojmë në qendër të fshatit Vuno, Zaharu Andoni, një grua që kishte në pronësi një lokal të vogël e ku priste çdo sezon veror turistët.
“Jam vajzë nga Himara, nuse në Vuno. Në këtë biznes kam rreth 25 vjet që punoj këtu në fshat. Vijnë shumë turistë të huaj. Mbrëmë kisha një çift që ka qenë këtu te unë para 3 vitesh dhe më thanë paskeni mbetur po ajo zonjë që keni qenë me kulturë, me edukatë. Di pak të komunikoj në gjuhë të huaj, por kam djalin dhe ai na ndihmon më së shumti. Në sezonin e dimrit nuk ka shumë lëvizje, por ndalojnë këtu te ne sepse është një vend i mbarë për të ndaluar, si për ata që shkojnë në Himarë dhe për ata që rrinë këtu në fshat. Vunoi ka shumë kisha. Është kisha e Spirodhomit që është e shpallur monument kulture, si edhe ka filluar restaurimi i saj”, u shpreh për kamerën e Rreze Dielli zonja Zaharu.
Në antikitet Vunoi, ky lokacion njihej me emrin ‘Kaonia’ dhe banorët që quheshin ‘Kaonë’ i ndërtuan shtëpitë e tyre në një rrëzë mali, në këtë mënyrë për t’u mbrojtur më lehtë nga piratët të cilët vinin nga deti dhe jo vetëm ky vendbanim, si edhe shumë të tjera vendbanime bregdetare ishin ndërtuar me të njëjtin vizion duke i kushtuar rëndësi të veçantë mbrojtjes nga piratët. Fshati Vuno është i vendosur në malin ‘Mjegullosh’ dhe shtëpitë kryesisht janë 2-3 kate krejtësisht të ndërtuara nga gurët.
Historitë e Vunoit nga pleqtë e fshatit
Xha Thanasi, të cilin e gjetëm teksa ishte duke biseduar me miqtë e tij në qendër të fshatit të Vunoit na foli për historinë e fshatit të Vunoi duke na kthyer vite më pas.
“Unë jam mbi 80 vjeç, por nuk kam lëvizur asnjëherë prej këtij fshati. Unë jetoj këtu që në kohën kur është djegur fshati nga gjermanët. Edhe pjesa e sipërme dhe pjesa e poshtme e fshatit është e djegur komplet. Në atë kohë të gjithë u larguan nga Vunoi, vetëm Himara dhe Dhërmiu nuk lëvizën nga vendi, sepse ata i thoshin po gjermanit, po edhe të tjerëve nuk kundërshtonin, ndërsa në Vuno ishin partizanë. Kishtë famillje në fshatin e Vunoiit që ishin ushtarakë të gjithë. 70-80% e të rinjve ishin ushtarakë. Unë personalisht në familjen time kemi qenë 4 vëllezër, 4 oficera. Mas djegie së fshatit të Vunoit u shkatërrua fshati, nuk jetoi më njeri këtu, por ama ne u kthyem sërisht”.
Por, Xha Thanasi ka diçka për të thënë për Himariotët dhe banorët e dhërmiut për origjinën dhe gjuhën që flasin
“Himariotët dhe Dhërmiasit që flasin greqisht nuk janë grekë. Unë kam jetuar në Greqi me vëllezërit, mamanë dhe babanë tim, unë atje kam lindur, por ama jam shqiptar dhe fjala e fundit është shqiptar”.
Shijojini pamjet idilike të cilat ju lënë pa frymë, dhe me siguri do t’ju bindin që në udhëtimet tuaja të ardhshme të ndaleni edhe në Vuno.
/Shqiptarja.com

VIDEO