'Rreze Dielli' rikthehet në Report Tv me plot surpriza nga 4 shtatori! Dyshja simpatike, Niki dhe Albana gati t’ju mbushin me energji pozitive mëngjeset tuaja

Ditën e hënë nis sezoni i ri i emisionit më të dashur të mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV. Mëngjeset tuaja do të nisin si gjithmonë me dyshen simatike Niki dhe Albana, që do të na tregojnë recetat me të shijshme të gatimit, për të gjithë njerëzit dhe me pak kosto, apo të ftuar të veçantë, histori të bukura motivuese , rubrikat më të dashura që do të mbajnë të mbërthyer  audiencën…

"Ky sezon do të ketë shumë surpriza dhe patjeter histori të bukura frymëzuese , duke përgatitur me shumë dashuri tryezën tuaj siç kemi bërë deri më tani.Nga 4 shtatori, "Rreze Dielli" rikthehet për të gjithë publikun besnik të Report TV" tha moderatorja Androniki Kolka.

Një pikë shumë e fortë e programit do të jenë dhe gatimet e shijshme për publikun nga shtëpia që çdo mëngjes, nga e hëna në të premte pret me aq endje orën 09:00.

"Këtë sezon do sjellin gatime për të gjitha tryezat dhe buxhetet, gatimet do të jenë të larmishme, duke pasuruar tavolinat tuaja që gatimi të bëhet argetim" shtoi Shefja e kuzhinës, Albana Mançja.

Regjia profesioniste është gjithashtu një komponent shumë i rëndësishëm i emisionit që është bërë kaq i dashur për publikun… 

"Rreze Dielli është një emision që kërkon shumë impenjim dhe këtë sezon do të kemi shumë surpriza, duke përfshirë dhe futjen e objekteve në studio, për të ardhur kështu nga shtëpia jonë, në shtëpinë tuaj" theksoi Regjisorja e programit, Sara Jaupaj.

Një gjë është pak por e sigurt, përgatituni për një sezon të bukur plotë ngjyra, dhe sinkronizohuni në Report Tv, pasi “Reze Dielli” do të vijë në shtëpitë tuaj me shumë energji pozitive, informacion dhe patjetër motivim për mbarëvajtjen e ditës tuaj…

SI.E./a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fansi: 01/09/2023 23:14

    o niki o kinge,,sa e ke numrin e telefonit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm

Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar! Shpërthimi ishte i qëllimshëm