Rrezik për listat zgjedhore, Biba:
Raporti duhej konsultuar dhe me ne

Rrezik për listat zgjedhore, Biba:<br />Raporti duhej konsultuar dhe me ne
TIRANE - Listat e reja të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit pritet që të publikohen në datën 3 mars. Ndërkohë që pritet që këto lista nuk do të kenë të reflektuara gjetjet e auditëve teknicienë të zgjedhur nga KQZ për verifkimin e këtyre listave, pasi mësohet se pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme janë dërguar vetëm ekstraktet e publikuara dhe në media, por nuk janë dorëzuar dosjet voluminoze me gjetjet dhe rastet konkrete të manipulimeve apo dhe pasaktësive të gjetura nga dy auditët teknicienë në listat paraprake zgjedhore.

Ndërkohë që pas seancës dëgjimore të dy auditëve teknicienë pranë KQZ lidhur me përfundimet e raporteve të tyre, KQZ brenda 48 orëve (siç e parashikon dhe Kodi Zgjedhor në nenin 61) ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile vetëm përfundimet e arritura nga dy auditët dhe jo gjetjet që ata kishin bërë. “KQZ-ja, me kërkesën e dy anëtarëve të saj, i përcjell gjetjet dhe rekomandimet e auditëve teknicienë për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile brenda 48 orëve, duke i kërkuar njëkohësisht shpjegime në lidhje me to”, thuhet në  Kodin Zgjedhor.

Edhe pse 3 marsi po afrohet shpejt, frika për anëtarët e KQZ, të propozuar nga opozita eksziton se këto lista nuk do të kenë të reflektuara rekomandimet e auditëve apo dhe rregullimet e paskatësive dhe të manipulimeve. “Frika jonë qëndron në faktin se reflektimet e auditëve nuk do të reflektojnë në listat e reja që pritet të publikohen në fillim të muajit mars”, shprehet nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

Ndërkohë që ai vuri në dukje edhe shqetësimin tjetër, atë të miratimit të raportit vjetor të 2012 vetëm me 4 vota. “Raporti duhet të ishte më gjithëpërfshirës dhe pse jo i konsultuar paraprakisht edhe me anëtarër e tjerë të KQZ përveçse me kryetaren e këtij institucioni. Duhet të ishte shprehur se pse ne mbajtëm qëndrimin tonë kundër përsa i përket ndarjes së mandateve”, shprehet Biba.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet