Më tej, menaxheri i City Park shprehet se Prefektura dhe IKMT nuk kane ndërhyrë në bizneset e tjera për të normalizuar situatën. “Dita e sotme paraqiti probleme, pavarësisht se City Park si institucion në bashkëpunim me IKMT dhe Prefekturën kanë marrë të gjitha masat, e ka kthyer përroin në gjendje fillestare dhe është bërë totalisht hapja. Ne prapë pamë se filloi sërish një situatë bllokimi nga reshjet, pasi zgjidhja është e pjesshme, ndërhyrja është bërë vetëm në zonën e City Park, ndërkohë që duhet bërë deri në fund dhe duke qenë se përroi është shumë herë më i ngushtuar se realiteti ata bëjnë një bllokim, që spostimin e sjell në City Park dhe sjell një situatë përmbytje. Nuk e dimë arsyen pse Prefektura dhe IKMT nuk e vazhduan këtë punë. Kërkojmë që të bëhet një zgjidhje definitive dhe përroi të kthehet në gjendjen fillestare dhe situata që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar të mos përsëritet dhe të mos rrezikojnë as njerëzit dhe as bizneset” deklaroi Genti Çela.
Mbrëmjen e kësaj të shtune ka pasur probleme në nënkalimin pranë City Parkut, ku një makinë ka mbetur në ujë dhe falë evakuimit, personat që gjendeshin brenda saj, kanë mundur të shpëtojnë.
d.b/shqiptarja.com