Rrezikohet "Shengen, vendet
nordike kthejnë kontrollet në kufij

Rrezikohet nordike kthejnë kontrollet në kufij">
Lëvizja e lirë në zonën Shengen është në rrezik. Shqetësimet vijnë nga Gjermania dhe vendet nordike të cila japin alarmin se shtetet e Bashkimit Europian mund të rikthejnë kontrollet në kufi. Shtetet si Norvegjia, Danimarka dhe Suedia kanë deklaruar se do të rivendosin kontrolle në kufi për të parandaluar fluksin e emigrantëve. 

Të parat që ka lajmëruar për kontrolle në kufi kanë qënë Norvegjia e Suedia. Në këto dy vende muajt e fundit ka patur një fluks të lartë emigrantësh, të cilët kanë hyrë pa vizë dhe që më pas kanë kërkuar azil politik. Pjesë e kontrolleve në kufijtë e vendeve nordike do të jenë edhe shtetasit shqiptarë.

Sipas zëdhënësi të ministrit të Jashtëm gjerman Martin Schaefe liria e lëvizjes është një princip i rëndësishëm, një nga arritjet më të mëdha të Bashkimit Europian në vitet e fundit, por gjendet në rrezik.

Sipas zëdhënsit të kancelares Gjermane Steffen Seibert, gjatë 2015-s më shumë se 1 milionë emigrant kanë ardhur në Europë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje