Rrezikoi të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë, pushuesit shpëtojnë 18 vjeçarin! I riu transportohet në spital

Një 18 vjeçar ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites së sotme teksa i riu ishte futur në thellësi për t’u larë dhe më pas nuk ka arritur të dalë.

Kanë qenë pushuesit e tjerë ata të cilët i kanë ardhur në ndihmë 18 vjeçarit që më pas është marrë nga autoambulanca që e transportoi më pas në urgjencën e spitalit të Lezhës.

Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë