LEZHË - Një 62-vjeçar i identifikuar si Enver Jaxhiu ka humbur jetën sot në plazhin "Rana e Hedhun" në Shëngjin ku ishte duke pushuar me familjen e tij. Policia njoftoi se i moshuari u nxor në gjendje të rëndë nga deti dhe u transportua me urgjencë në drejtim të spitalit të Lezhës. Po sipas policisë, pushuesi nga Kosova humbi jetën në spital. 

Në të kundërtën pretendon Spitali i Lezhës. Në një deklaratë të shpërdarë për mediat, Spitali përgënjeshtron policinë dhe sqaron se pushuesi ka mbërritur pa shenja jete. 

Njoftimi i Policisë:

Informacion paraprak 

Më datë 09.08.2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" në Shëngjin, ka rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë. 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.