Rrezikoni të mbeteni invalidë nga dhimbja e kockave? Ndiqni këto hapa

Rrezikoni të mbeteni invalidë nga dhimbja e kockave? Ndiqni këto hapa

Foto ilustruese

Lidhja e shëndetit me ushqimin është vërtetuar prej kohësh dhe kjo vërtetohet më së miri në shëndetin e kockave. Nëse nuk e marrim në mënyrën e duhur kalciumin, vitaminën D dhe magnezin kockat mund të dëmtohen duke shkaktuar një shkallë të lartë të invaliditetit, reduktimit të aftësisë produktive, madje edhe me pasoja fatale për jetën, prandaj është më se e qartë se sa vëmendje duhet ti kushtohet parandalimit të kësaj sëmundje.

Një sëmundje e kockave është osteoporoza e cila redukton dendësinë dhe cilësinë e indit kockor. Ekzistojnë shumë faktorë rreziku të cilët ndikojnë në shfaqjen e osteopenisë dhe osteoporozës, por tek disa nga këta faktorë, sado që të mundohemi nuk mund të ndikojmë. Këto procese kanë të bëjnë me plakjen, gjininë dhe me përdorimin e ilaçeve të cilat i përdorni për shkak të trajtimit të sëmundjeve të tjera.

Te gratë, pas menopauzës, reduktimi i dendësisë së kockës është 5-10 herë më i shpejtë, si rezultat i çekuilibrimit të hormonit të estrogjenit, progesteronit dhe glukokortikoideve. Për të pasur kocka të forta është e rëndësishme marrja e kalciumit, magnezit, vitaminës D dhe aktiviteti fizik i rregullt.

Parandalimi
Ushqimet e pasura me kalcium janë një nga faktorët kryesorë në parandalimin e osteoporosës. Disa nga këto ushqime që ndikojnë në balancimin e kalciumfosforit janë: peshku, frutat e thata (arra, bajame, etj.) , produkte qumështi të fermentuara, perimet si lakra jeshile, e cila njihet si mbretëresha e kalciumit. Lëngu i karotës dhe lëngu i portokallit duhet të jenë gjithmonë pjesë e tavolinës për parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës.

Absorbimi i duhur i kalciumit
Për të ruajtur kalciumin në kocka, në dhëmbë, tek indet e buta dhe rreth nyjeve, është e nevojshme sasia e mjaftueshme e magnezit. Edhe pse janë të kundërta përsa i përket ndikimit të tyre në organizëm, magnezi dhe kalciumi veprojnë së bashku, si rezultat i gjendrave paratiroide. Edhe pse përqendrimi i magnezit është i ulët, përqendrimi i kalciumit duhet të rritet në mënyrë që të përmirësohet balancimi, dhe absorbimi i kalciumit arrin tek kockat dhe dhëmbët.

Prandaj është shumë e rëndësishme që të ruhet shëndeti i gjendrës tiroide dhe paratiroide. Kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat të cilët ushqehen me kryesisht me ushqime të rafinuara. Kokrrat e drithërave ( të përgatitura siç duhet , duke i njomur), bishtajat, frutat e thata, havjari, perimet me gjethe, limoni, të gjitha këto janë ushqime të pasura me magnez.

Vitamina D
Vitamina D e cila është e rëndësishme për metabolizmin e kalciumit dhe fosforit, organizmi i njeriut e prodhon vetë atë, me anë të marrjes së rrezeve të diellit. Kjo vitaminë është tepër e rëndësishme pasi pa të, kalciumi nuk mund të absorbohet apo nuk mund të kalojë nga zorra në gjak, dhe nëse kalciumi nuk është i mjaftueshëm në gjak, atëherë nuk do të jetë i pranishëm tek kockat.

Përqendrimi në punë, të jetuarit në ambiente të mbyllura, si dhe shmangia e konsumit të yndyrës e cila është e pasur me këtë vitaminë, të gjitha së bashku kontribuojnë në deficitin apo mungesën e vitaminës D. Vaji i peshkut, e verdha e vezës, salmoni, mëlçia e viçit, spinaqi, rrepa, karota, kërpudhat, janë ushqime të pasura me kalori dhe vitaminë D.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë