E vërteta rreth Vitaminës D dhe mbrojtjes nga COVID-19

E vërteta rreth Vitaminës D dhe mbrojtjes nga COVID-19

Me të njëjtën shpejtësi me të cilën u përhap COVID-19 në botë, në të njëjtën shpejtësi u përhap edhe keqinformimi për trajtimin e tij.  Por jo gjithmonë keqinformimi lind I pabazuar në n një të vërtetë, duke e bërë akomë më të vështirë hedhjen poshtë të tyre.

Pse vitamina D?

Që nga fillimi i pandemisë, ka shumë trajtime që janë sugjeruar për Covid-19. Hidroksiklorokina, Ivermektina dhe vitamina D, janë të përfshira në studim.  

Të sugjerosh që një trajtim mund të jetë efektiv dhe më pas të ketë vështirësi për të gjetur të dhëna shkencore për të është mëse normale.

Por hulumtimi në internet jo rrallë herë mund të ndahet jashtë kontekstit, duke shkaktuar konfuzion dhe jo rrallëherë promovim edhe të teorive konspirative. Ekziston një logjikë se përse vitamina D mund të jetë e dobishme në trajtimin ose parandalimin e Covid.

Ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e imunitetin të njerëzve dhe tashmë është rekomanduar që të gjithë personat në Mbretërinë e Bashkuar ta marrin atë gjatë dimrit, ndërkohë ata që kanë mungesë të theksuar ta marrin atë gjatë gjithë vitit. Deri më tani, asnjë hulumtim nuk ka treguar një detaj mjaft bindës për të mbështetur idenë se doza më të larta  mund të parandalojnë infektimin me COVID edhe pse një e tillë mund të ndryshojë në të ardhmen.

A duhet të filloj të marr vitaminën D?

Në fakt është një këshillë që është marrë parasysh nga shumë veta online. Disa kanë shkuar shumë më tej, duke sugjeruar në forume Reddit se qeveritë "mezi po përmendin" efektivitetin e vitaminës D, në vend të kësaj ata po përqendrohen në  "vaksinat dhe  rregullat e shtetit policor" ose ngritjes së pretendimeve se efektiviteti I saj po injorohet sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë furnizon dhe investon në kompanitë e mëdha farmaceutike.

Qeveritë janë përqendruar në promovimin e trajtimeve të tjera më të lira dhe efektive si dexamethasone. Vitaminat janë një industri shumë milionëshe.

Çfarë thonë studimet?

Shumë studime kanë treguar një lidhje midis rezultateve të vitaminës D dhe Covid, megjithatë ato janë të natyrës kryesisht vëzhguese - që do të thotë se thjesht krahasohen pasojat e asaj çfarë ndodh me personat me nivele më të larta dhe të ulëta të vitaminës D pa marrë në konsideratë faktorë të tjerë.

Kjo nuk është një provë përfundimtare , e cila do të ketë më shumë nevojë për analiza të hollësishme dhe jot ë rastësishme, në mënyrë që shkencëtarët të kenë të qartë se në çfarë rasti  ka ndikuar trajtimi.

Studimet vëzhguese tregojnë se grupe të caktuara të cilat kanë treguar mungesë të theksuar të vitaminës D kanë më shumë gjasa të infektohen me Covid – persona të moshuar, persona mbipeshë, persona me ngjyrë.

Sipas vëzhguesve kjo mungesë mund të jetë arsyeja që këto grupe janë në rrezik më të lartë ose mund të ketë edhe faktorë të tjerë shëndetësorë dhe mjedisorë që nxisin edhe rënien e niveleve të vitaminës D dhe ndjeshmërinë më të madhe ndaj virusit.

Autoritetet shëndetësore  rekomandojnë që personat me lëkurë me ngjyrë , "për shembull njerëzit me prejardhje afrikane, afrikano-karaibe ose aziatike jugore", duhet të marrin në konsideratë marrjen e një suplementi të vitaminës D "gjatë gjithë vitit".

Nivelet e vitaminës gjithashtu mund të jenë pasojë, më shumë sesa një shkak i sëmundjes.

Ne do të jemi në gjendje të përcaktojnë vitaminën D si shkak, pasi të jenë kryer prova të kontrolluara.

Studimet në Spanjë

Një studim i veçantë nga Universiteti i Barcelonës ka tërhequr veçanërisht shumë vëmendje, duke pretenduar të jetë i vetmi lloj studimi.

Studimi sugjeronte që vitamina D kishte sukses marramendës, me një reduktim  deri në 80% të pranimeve në kujdesin intensiv dhe një ulje deri në 60% të vdekjeve.

Ai u shpërnda gjerësisht në internet. Por që atëherë është tërhequr për shkak të "shqetësimeve në lidhje me sigurinë e tij", dhe revista Lancet tani po fillon një hetim mbi gazetën.

Vitamina D u jepej reparteve të tëra, të cilat shpesh kujdesen për pacientët bazuar në atë se sa të sëmurë janë dhe nuk u jepej në bazë të gjendjes së tyre.  Së pari, pacientët me Covid që vdiqën kishin nivele të ndryshme të vitaminës, duke sugjeruar që ata ishin më të sëmurë në radhë të parë.

Deputeti Konservator David Davis, i cili bëri thirrje në Parlament për dërgimin e vitaminës D në spitale,  tha për BBC se pavarësisht tërheqjes, ai besonte se studimi tregoi se vitamina D ishte e rëndësishme dhe argumentoi se qeveria duhet të financonte më shumë kërkime për të .

Cili është dëmi?

Kur rezultatet përputhen me pikëpamjet mbizotëruese, për shembull se "gjërat natyrore nuk mund t'ju shkaktojnë dëme ", shpjegoi Prof Sander Van der Linden, një psikolog social në Universitetin e Kembrixhit - kjo i bën ata më shumë të ngjarë të shpërndahen më shumë.

E ndërsa shëndeti natyror dhe mjekësia alternative ecin paralelisht dhe ndërthuren me njëra-tjetrën,  në anën tjetër qëndrojnë ideologjitë e personave kundër vaksinës.

Personat kundër vaksinës I lidhin teoritë e tyre  me tema të tjera si feja, mjekësia bimore dhe alternative, komuniteti natyror", thotë Prof Van der Linden.

Vitamina D është relativisht e sigurt kështu që  vlen të theksohet se ajo bën pjesë në listë e tyre keqinformimeve jo shumë të dëmshme.

Rreziku, shpjegon Prof Van der Linden, është kur njerëzit sugjerojnë që suplementi është një kurë e aftë të bëj mrekulli dhe duhet të zëvendësojë vaksinat, maskat dhe distancimet shoqërore.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv