Rreziku i variantit delta, Pfizer propozon marrjen e një doze të tretë përforcuese, FDA kundërshton: Amerikanët nuk kanë nevojë

Kompania farmaceutike e Pfizer, ka kërkuar nga rregullatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës miratimin e një doze të tretë përforcuese, për shkak të rritjes së rrezikut të variantit delta i cili përhapet me shpejtësi.

Pavarësisht kërkesës së Pfizer, FDA dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), u shprehën në një deklaratë të përbashkët se sipas mendimit të tyre amerikanët nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese në këtë kohë.

Zyrtari shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten u shpreh se të dhënat e hershme nga studimet e vetë kompanisë tregojnë se një dozë e tretë përforcuese gjeneron nivele të antitrupave që janë pesë deri në 10-fish më të larta se pas dozës së dytë, duke sugjeruar që një dozë e tretë do të ofrojë mbrojtje premtuese.

Ai shtoi  se shumë vende në Evropë dhe jo vetëm, tashmë i janë drejtuar Pfizer për të diskutuar rreth dozave përforcuese, duke shtuar se disa prej tyre do të fillojnë t’i administrojnë ato edhe pa autorizimin e FDA.

Ky propozim nga Pfizer, vjen teksa varianti delta po përhapet me shpejtësi marramendëse dhe po përbënë pjesën më të madhe të rasteve pozitive me COVID-19.

Versioni i ri i vaksinës Pfizer, do të funksionojë fillimisht si një eksperiment me 10 mijë veta, i cili do të zgjasë deri në vjeshtë.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja