TIRANE- Mësuesit e gjuhës shqipe japin alarmin se përdorimi gjithnjë e më i madh i kompjuterit po vë në rrezik shkronja të veçanta të gjuhës shqipe, siç janë ç-ja dhe ë-ja. Apeli vjen nga mësues që jetojnë jashtë Shqipërisë, dhe mësojnë fëmijët e emigrantëve.
"Një element thelbësor që aktualisht po formëson përdorimin e gjuhës shqipe tek nxënësit e shkollave fillore e 9-vjeçare, është kompjuteri dhe interneti. E parë në këndvështrimin e emigrantëve, përdorimi i cilësdo faqe shqiptare në internet apo dhe i mediave sociale, ndihmon shqiptarët jashtë atdheut, në Shqipëri ai ka ndikuar në të kundërtën. Problemi më i madh që pret zgjidhje është mungesa e dy germave në tastierat e kompjuterëve shumë të rëndësishme të shqipes , ë dhe ç. Ka shumë vite që këto dy germa nënkuptohen dhe përdoren me germat më të afërta formësore me to, e dhe c. Por kjo po dëmton gjuhën shqipe dhe i hap udhën perceptimit të cunguar të gjuhës tek të rinjtë. Përdorimi i kompjuterit është bërë domosdoshmëri e kohës që jetojmë. Por në anën tjetër, edhe përdorimi i plotë dhe pa gabime i gjuhës shqipe është një element thelbësor në formimin e individit dhe pasqyrë e cilësisë së shkollimit të tij. Për këtë arsye, kompanitë që tregtojnë pajisje kompjuterike e sidomos tastierat duhet t'i ofrojnë ato në përputhje me standardet e gjuhës shqipe. Germat ë dhe ç duhet të kenë vendin e tyre dhe të mos i hapin udhë tjetërsimit të tyre", - ka qenë ky apeli i Elda Tartarit, mësuese e ciklit të ulët, bërë në gazetën "Mësuesi".
/Shqiptarja.com