Rreziku nga solari dhe djegiet e
diellit/Këshilla nga dermatologia

Rreziku nga solari dhe djegiet e<br />diellit/Këshilla nga dermatologia
Dëshira për të marrë një ngjyrë të bukur gjatë stinës së verës na bën shpesh herë që të marrim vendime të gabuara madje edhe pa u këshilluar me mjekët e specializuar.
 
Sidomos vajzat janë ato që janë më të pritura të  bëjnë seanca solari përpara se të shkojnë në plazh por nuk mendojnë se cilat do të jenë pasojat, të cilat sipas mjekëve shfaqen në një periudhë më aftagjatë.
 
Emisioni "Rreze Dielli" i cili transmetohet cdo mëngjes në Reportv Tv, gjatë një bisede me doktoreshën dermatologe Violeta Dajci na njohin jo vetëm me rrezikun nga solari dhe djegiet e diellit por edhe me këshillat sesi të mbrohemi.

Doktoresha bën thirrje që sidomos të rinjtë të mos përdorin aplikime të tilla si solari duke  shpjeguar për mikrofonin e Report TV edhe rreziqet.
 
Të bësh solar sipas doktoreshës është njësoj sikur të blesh kancer apo vdekjen  me para.
 
“Të bësh solar do të thotë të marrësh rreze sa për 10 vite dhe marrja e tyre në pak sekonda dëmtojnë lëkurën, cka con në formimin e melanomave ose të atij kanceri  i cili është i rrezikshëm dhe jep metastaza në shumë organe. Në mënyrë kategorike ne këshillojmë   që pacientët që të shmangin aplikime të tilla”, shprehet dermatologia.
 
Sipas doktoreshës solari është i rrezikshëm dhe në shumë shtete të Evropës ndalohet me ligj si në Gjermani.Në Shqipëri  mungojnë aspekte ligjore që mund të ndalojnë pika të tilla, por  doktoresha këshillon sidomos vazjat që të mos përdorin solarin pasi është një nga shkaktarët kryesore të melanomës, një nga 3 sëmundjet e kancerit më të përhapura. 
 
Dermatologia thekson se solari një nga faktorët që rrit rastet e kësaj patologjie.
 
 “Është pak e vështirë t’i bindësh njerëzit por është e rëndësishme të solidarizohen dhe më së shumti  këtë aplikacion e kërkojnë vajzat sidomos  ato të televizionit”, shprehet  Dajci.
 
Doktoresha shprehet se solari nuk e shfaq sëmundjen menjëherë por efektet  shihen në vitet e mëvonshme.
 
Po nëse një person që ka bërë disa seanca dhe nuk është i bardhë është i mbrojtur nga dielli?
 
“Është i mbrojtur sepse është një lloj koncentrimi nga rrezet e diellit dhe atw të ngjyrë që do ta merrte në mënyrë të ngadaltë e merr në pak sekonda.Dhe ajo është një lloj formimi melanine. Melanina merret në mënyrë të shëndetshme në orët e para të mëngjesit deri në orën 10 dhe në orët e pasdites ku merren rrezet UV që nuk janë të rrezikshme. Marrja e rrezeve UV në mënyrë të shëndetshme shton prodhimin e melaninës,  krijohet një mbrojtje nga organzimi ynë”
, shton doktoresha.
 
 Solari konfirmon doktoresha ka ndikime të tjera negative në organizëm
 
“Solari jo vetëm shkakton dëmtime në lëkurë por mund të krijojë metastaza në të gjithë organizmin.  Solari është një nga shkaktarët e krijimit të melanomës”.
 
 Edhe njëherë dermatologia bën thirrje që solari të ndalohet pasu sic u shpjegua edhe më sipër është i rrezikshëm. Por jo vetëm solari ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga rrezet e forta të diellit pasi edhe në këto raste formohet melanoma.
 
“Krijimi i melanomës krijohet edhe nga rrezet e forta të diellit.Dhe mënyrë me e mirë është të qëndruarit në cadëër apo përdorimi i kremërave, kujdes duhet për fëmijët dhe të moshuarit” shton doktoresha.
 
Sipas doktoreshës Melanoma nuk është e vetmja më e rrezikshmia për njeriun. Ka edhe rreziqe të tjera më pak agresive

Për shembull është djegia nga dielli, e cila merr shkallë të ndryshme, nga skuqja deri tek djegia e shkallës së tretë.

“Zgjidhja për djegiet ka .Këto djegie japin edhe temperatura të larta. Dhe në këto raste duhet të marrin ndihmën e mjekut”sqaron doktoresha për Report TV.
 
Sipas mjekes kortizoni është një nga medikamentet që përdoret më së shumti. Dhënia e lëngjeve përmes serumeve është e nevojshme sepse temperatura është shkak i djegies por edhe i humbjes së lëngjeve të trupit.
 
 Doktoresha na këshillon se nuk është gabim të përdorin kosin dhe kastravecin por duhen përdorë edhe krema që kanë përmbajtje kortzioni.
 
Në këtë stinë të nxehtë ku të gjithë vrapojmë drejt plazhit specialistja bën thirrje që të kihet më shumë kujdes për fëmijët, të moshuarit dhe sigurisht të rinjtë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri