Rreziku nga virusi kinez, porti i Durrësit shton masat për kontrollin e udhëtarëve

Rreziku nga virusi kinez, porti i Durrësit shton masat për kontrollin e udhëtarëve

1580145809_portidurres.jpeg
Porti i Durrësit përforcon masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore pas alarmit për virusin kinez dhe masave që janë marrë në pikat hyrëse në vendin tonë.

"Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore" thuhet në njoftimin e portit të Durrësit. Ndërkohë që edhe në Rina janë marrë masa për kontrollin e udhëtarëve.


Lajmi kryesor:

Ishte në epiqendrën e virusit, studentja shqiptare kthehet në atdhe, ambasadori: Nëse e keni ndarë mendjen, ikni me lekët tuaja se ne s'kemi!


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja