Ishte në epiqendrën e virusit, studentja shqiptare kthehet në atdhe, ambasadori: Nëse e keni ndarë mendjen, ikni me lekët tuaja se ne s'kemi!

Ambasada shqiptare në Pekin u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Kinë që të kthehen në Shqipëri nëse e kanë ndarë mendjen për t'u larguar nga ky vend ku u shfaq virusi dhe që deri tani ka marrë 81 jetë njerëzish. Ambasadori shqiptar në Pekin Selim Belortaja shprehet se në epiqendrën ku u shfaq virusi ishin katër studentë shqiptarë, tre nga të cilët po vijnë në atdhe, ndërsa një vajzë ndodhet ende atje dhe sipas tij po bëhen përpjekjet maksimale për ta nxjerrë. Josilda Ndreaj është njëra nga tre studentet shqiptare që ishin në provincën Wuhan dhe që sot ka ardhur në Shqipëri. Silva Doçi është shqiptarja e vetme që jeton në Wuhan

"Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilët po bëjmë cdo përpjekje ta nxjerrim sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, në dijeninë tonë janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe!

I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriut të tyre. Ambasada nuk e ka mundësinë të paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh" shkruan ai në Facebook.

Por thirrja e tij tingëllon e çuditshme, pasi të gjitha vendet e tjera që kanë qytetarët e tyre në Kinë po bëjnë përpjekje maksimale për të larguar ata që ndodhen në Wuhan, epiqendrën e virusit. Ndërsa Belortaja i drejtohet pjesës tjetër, që sipas tij janë rreth 400 shqiptarë, prej të cilëve 60 janë studentë.

Por si po veprojnë shtetet e tjera? SHBA-ja dhe Italia janë dy nga vendet që janë duke bashkëpunuar me autoritetet kineze për të marrë lejet për lëvizjen e qytetarëve të tyre nga provinca Wuhan. Por cilat janë procedurat? Qytetarët e shtetit që ka bërë kërkesën për evakuimin nga Wuhan-i së pari duhet të jenë dakord për zhvendosjen, së dyti duhet të vendosen të gjithë në një spital për të ndjekur të gjitha kontrollet që zgjasin 14 ditë për të verifikuar nëse janë prekur nga virusi dhe më pas mund të largohen.

Por në rastin tonë, ambasadori shqiptar thirrjen e drejton për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Kinë.

Postimi i plote i ambasadorit shqiptar ne Kine
Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkepunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim!

U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

• 2,823 raste të konfirmuara infeksioni

• 5,794 raste të dyshuara

• 59 të shëruar

• 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Ëuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përvec Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhetimesh dhe respektim të udhezimeve e rregullave. Kemi vetëm nje studente në Wuhan të cilët po bëjme cdo përpjekje ta nxjerrim sadoqë kjo kerkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe!

I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnê, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kesaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.

 

Postimi i ambasadorit shqiptar ne Kine Selim Belortaja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:42
A do të evakuohen shqiptarët nga Kina? Tirana zyrtare: Pekini nuk e rekomandon

Ministria shqiptare e Jashtme deklaron se Kina nuk rekomandon evakuimin e të huajve për shkak se sipas tyre, së pari ky hap nuk është i nevojshëm dhe së dyti cdo qytetar duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore para se të lëvizë lirshëm, teksa Franca ka nisur largimin e qytetarëve të saj nga Kina. "Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbajë të informuar qytetarët për zhvillimet e situatës" njofton ministria e Jashtme shqiptare.

Njoftimi i plote nga Ministria e Jashtme shqiptare
Nisur nga situata epidemike e coronavirusit nCOV në  Provincën e Hubeit me kryeqytet Wuhan, autoritetet kineze kanë informuar mbi numrin e të infektuarve, masat e emergjencës dhe rregullat e forta administrativo-shëndetësore që duhet të ndiqen pas kësaj situate nga të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë në Kinë.

Zyrtarët kinezë bënë me dije se, disa vende kanë kërkuar evakuimin e shtetasve të tyre përmes avionëve “charter”, por, sipas tyre, në këtë situatë, ky hap nuk është i nevojshëm dhe nuk rekomandohet nga pala kineze. Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha rregullat ndërkombëtare si dhe rregullat e masave parandaluese të vendosura nga autoritetet kineze, që, sipas tyre, po zbatojnë një sërë procedurash te komplikuara që nga lejet e fluturimeve, etj.

Sipas përfaqësuesve të MPJ kineze, cdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm.

Nga statistikat e publikuara nga autoritetet kineze sa i takon situatës epidemike nCOV deri tani janë:

• 2,823 raste të konfirmuara
• 5,794 raste të dyshuara
• 58 të rikuperuar
• 81 vdekje

Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuara dhe asnjë vdekje.
Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përvec Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbajë të informuar qytetarët për zhvillimet e situatës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës

Ora 17:59
Rreziku nga virusi, Tirana zyrtare: Mos shkoni në Kinë!

Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme u kërkon të gjithë qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt Kinës për shkak të rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur. Për shqiptarët që ndodhen në Kinë, Ministria e Jashtme u kërkon që të kontaktojnë me ambasadën për cdo rast nevojë për ndihmë.

 "Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë udhëzon shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Republikës Popullore të Kinës, për shkak të situatës së krijuar. Shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Republikën Popullore të Kinës dhe që kanë nevojë për asistencë, janë të lutur të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Pekin në adresën:

Embassy of the Republic of Albania
Address: 28 Guanghua Rd, Jian Wai Da Jie, Chaoyang, Beijing, China
e-mail: [email protected]
Phone: +86 10 6532 1120
Mobile: +8618611865440
" njofton ministria e Jashtme.

Ndërkohë që ambasada shqiptare në Pekin u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen në Kinë që të dërgojnë të dhënat për t'u regjistruar pranë selisë diplomatike në mënyrë që të ndihmohen në rast nevoje pas rrezikut të lartë nga virusi që është përhapur. “Ftohen te gjithe shtetasit shqiptare si dhe bashkekombasit e trevave shqiptare qe studiojne apo punojne ne Kine te njoftojne prane ambasades identitetin, aktivitetin (angazhimin) si dhe vendndodhjen (adresen) dhe telefonin ose wechatin.

Regjistrimi ne data-bazën tone do te ishte i dobishem per cdo rast nevoje mbeshtetje reciproke perfshi dhe ndjekje situatash me risk te larte shendetesor si kjo qe po kalojme. Lutem identifikohuni ne e-mailin tone: [email protected]" shkruan ambasada. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu mblodhi sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronaviurusin e ri, i cili është identifikuar në Wuhan, Kinë.

Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi. "Jemi më pak të rrezikuar se vendet e BE! Nuk kemi linjë ajrore me Kinën" tha ministrja Manastirliu. Numri i viktimave deri tani nga virusi në Kinë është 81, ndërsa të prekur janë mbi 2 mijë.

Njoftimi i ambasades shqiptare ne Kine
Ora 17:50
Rreziku nga virusi kinez, porti i Durrësit shton masat për kontrollin e udhëtarëve

1580145809_portidurres.jpeg
Porti i Durrësit përforcon masat në kuadër të kontrolleve shëndetësore pas alarmit për virusin kinez dhe masave që janë marrë në pikat hyrëse në vendin tonë.

"Pavarësisht se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij, në pikën kufitare të Portit të Durrësit janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.

Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në APD, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë.

Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh.

Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore" thuhet në njoftimin e portit të Durrësit. Ndërkohë që edhe në Rina janë marrë masa për kontrollin e udhëtarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mevludj: 28/01/2020 13:03

    ky eshte ambasador i LSI, dhe nuk e kuptoni po ben politike ne kete qe thote, do te na mbushe mendjen qe ky po punon po qeveria nuk do. Nuk la post pa provuar ky, vazhdo puno per vendin qe ke dhe bej pune si diplomat e jo si militant partie.

    Përgjigju
  • moderni: 28/01/2020 12:07

    c eshte ky 'ambasador' leshi qe ben selfie ne nje salle me njerez ku ky eshte e vetmi me maske ne fytyre. sa qesharak qe behen shqiptaret deri ne rangjet me te larta. popull cilimi vallahi. kush ka vene kete trap ambasador? ka shqiptare te zote qe do e benin kete pune me se miri, po ku te lene hajdutet ne krye te vendit te eci para zotesia, ata i shesin vendet e punes. shpresoh spaku te pastroj llumin ne klasen drejtuese qe mban peng vendin.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 28/01/2020 07:07

    Ri ne kine moj cupe sedo na j sjellesh ketej posht dhe na fike te gjitheve... se ne nuk kemi paracetamol e jooo me fuqi shendetsore

    Përgjigju
  • Turp ..: 27/01/2020 20:29

    """ nese e keni ndare mendjen,, ktheuni me Leket e juaja """" TURP. Po ato qe skane mundesi. ! Vdekja i prete . Turp .Te shikojme cfare do behe ky SPAK ,,me ata Miliaderet Politikane,e vjeter dhe te rinj ne Politiker , qe ja sjane ne gjendje tju shpetojne Jeten. Studenteve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja