Rreziku për mandatin, Tahiri:
Më lejoni të korrigjoj formularin

Rreziku për mandatin, Tahiri:<br />Më lejoni të korrigjoj formularin
TIRANE-Pas kërkesës së prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të tij, deputeti i PD, Dashamir Tahiri i ka kërkuar KQZ që të korrigjojë formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
 
Deputeti i PD shprehet se kam deklaruar që nuk jam dënuar asnjëherë me vendim të formës së prerë nga autoritetet shqiptare, apo të huaja, por thekson se rastësisht ka mësuar se është dënuar në Itali në 2009 dhe prandaj kërkon ndryshimin e formularit.
 
"Në datë 14 nëntor 2016 jam thirrur në prokurori, e cila më ka vënë në dijeni të një kërkesë të Interpolit, sipas të cilës unë jam dënuar në mungesë dhe pa dijeninë time të plotë nga gjykata e Ravenës në Itali për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Kërkoj që ky fakt, i rënë dijeni time rastësisht ti bashkangjitet formularit të vetëdeklarimit.
 
Ndërsa, sapo të jem njohur me vendimin e gjykatës, përfaqësuesit e mi ligjorë do të marrin të gjitha inciativat për shfuqizimin e tij'
deklaron Tahiri.
 
Mirëpo, edhe në kërkesën drejtuar KQZ duket se Tahiri ka harruar sërish një detaj të rëndësishëm, pasi nuk ka shënuar fjalën i dënuar në kërkesën që sipas tij iu vendos në dijeni nga Interpoli.
 
Ndërsa avokati i deputetit, Dashamir Tahiri, Fatmir Braka deklaroi sot në KQZ se Prokuroria nuk ka  bërë hetim të thelluar dhe se dënimi me 9 muaj burg për klientin e tij  për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar në Itali është falur.
 
"Klienti im u dënua 9 muaj burg dhe 300 euro gjobë në mungesë, por sipas ligjit italian vendimi u konsiderua i falur dhe rezulton se i akuzuari nuk ka vuajtur burgim, vendimi është i formës së prerë, pasi nuk është ankimuar"tha Fatmir Braka.
vendimet
(Tahiri nuk shkruan fjalën i dënuar në kërkesën drejtuar KQZ)
vendimet
 
Kërkesa e prokurorisë për Dashamir Tahirin
Në mënyrë të përmbledhur, Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhënat, se Dashamir Tahiri, me funksion “Deputet” rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” të dhëna:
 
-    Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;
-    Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.
-    Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;
-   
 
Tahiri ka dhënë shpjegimet e tij në Sektorin e “Dekriminalizimit”, duke deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të dënimit me burgim në Ravena. Ndërsa, lidhur me procedimin për “fallsifikim parash”, ka deklaruar se bëhet fjalë për një episod në autostradë, kur ai është mashtruar nga një kamarier lokali, i cili i ka dhënë para fallse.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë

Pazari i radhës Rama-Berisha, për të mbajtur sistemin gjallë