Rrezikuan të mbyteshin në plazhin e Shëngjinit, policia kufitare shpëton 45-vjeçarin dhe 3 të miturit

Katër pushues, tre prej tyre të mitur rrezikuan të mbyteshin sot në plazhin e Shëngjinit, por u shpëtuan nga Policia Kufitare.

Dy të miturit, 12 dhe 13 vjeç, ishin larguar me kamerdare rreth 1, 2 milje larg bregut, dhe po vështirësoheshin për t’u kthyer në breg.

Ndërsa një baba 45 vjeç me të birin 10 vjeç, shqiptarë të Kosovës, ishin larguar po ashtu rreth 1 milje larg bregut me komerdare dhe rrezikonin të mbyteshin. Policia Kufitare ka mbërritur me mjet lundrues për t’i shpëtuar qytetarët.

Policia Kufitare bën me dije se të katër personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes në det.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare