Rrezikuan të mbyteshin pasi u pësoi defekt ‘Jet Ski’ në mes të detit, shpëtohen dy adoleshentët në Shëngjin

Dy adoleshentë të moshës 17 dhe 18 vjeç janë shpëtuar nga policia e Shëngjinit pasi u pësoi defekt mjeti ‘jet ski’ në mes të detit

Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë lokalizuan rreth 5 milje larg, njërin nga adoleshentët, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt. Dy të rinjtë kishin marrë një jet ski te ‘Rana e Hedhun’ dhe nuk ishin kthyer në breg duke humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Më pas, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar në det, 18-vjeçarin që kishte mbetur në det sepse mjeti lundrues Jet Ski që po drejtonte kishte pësuar defekt dhe rrezikonte të fundosej

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.  

Po gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin iu shkuan në ndihmë në dy raste, 4 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det (një shtetasi austriak dhe 3 shtetaseve nga Kosova).

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja