Rrëzimi i avionit MH17 në Ukrainë
inspektorët holandezë nisin hetimet

UKRAINË - Pas shumë mosmarrëveshjeve mes zyrtarëve të Ukrainës dhe separatistëve pro-Rusë, Ministria e Emergjencave ka njoftuar lejimin e inspektorëve Holandezë në vendin e përplasjes së avionit të Malaysia Airlines MH17-të pranë një fshati në zonën konfliktuale në lindje të Ukrainës.
 
Inspektorët Holandezë kanë kërkuar investigimin e zonës dhe mbetjeve të avionit të përplasur që më 17 qershor ku humbën jetën 298 persona, ndër të cilët pjesa më e madhe Holandezë.
 
Pas kërkimeve në zonën e përplasjes ku prej muajsh qëndrojnë mbetjet e avionit dhe bagazhet e pasagjerëve, është bërë i mundur dhe transportimi i parë i një kamioni të mbushur me pjesët e mbetura.
 
Të dy palët janë ende të shqetësuara për sigurinë e stafit Holandez dhe atij të Ukrainës për shkak të konfliktit ende të ndezur në zonën lindore të vendit, ndaj po punojnë ngushtësisht sëbashku për të gjetur mbetje dhe të dhëna të rëndësishme në vazhdimin e investigimin drejt një zgjidhje të enigmës së përplasjes së avionit.
 
Përfaqësuesi i Ministrisë së Emergjencës tregon se ju është dashur shumë kohë për arritjen e kësaj marrëveshje me separatistët pro-Rusë që kontrollojnë këtë zonë, për shkak të akuzave të ndërsjellta si përgjegjës të incidentit të rëndë. Autoritet Holandeze do ndjekin hap pas hapi investigimin kriminal të aksidentit në një mision prej 10 ditësh.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës