Rrëzimi i yjeve, Ronaldo e Messi jashtë Botërorit
Duhet të ishte Botërori i tyre por Ronaldo dhe Messi zhgënjyen sërish duke u eliminuar shumë shpejt nga Kupa e Botës. Dy superyjet kanë statistika të tmerrshme duke mos shënuar asnjë gol në fazën me eliminim direkt.
Christiano Ronaldo dhe Lionel Messi
Një zhgënjim i madh dhe padyshim një dështim. Në ditën në të cilën e gjithë Bota priste të shihte në skenë dy lojtarët më të mirë të planetit në fund të mbrëmjes Kupa e Botës gjendet pa dy yjet e futbollit Botëror. Fillimisht Leo Messi u eliminua nga Franca dhe pak orë më vonë Ronaldon e nxorri jashtë Uruguaj.
Ronaldo e Messi nuk lanë gjurmë aq sa pritej në këtë Kupë Bote mbi të gjitha jo në momentin kur skuadra kishte më shumë nevojë për ta. Ronaldo e mbylli Botërorin me 4 gola dhe Mesi vetëm me një të tillë. Por ka një të dhënë shumë interesante që tregon se Ronaldo dhe Messi nuk ndizen kur duhet.
Ronaldo dhe Messi nuk kanë shënuar asnjë gol në fazën me eliminim direkte të Kupës së Botës dhe ka një të dhënë tjetër që e bën më alarmate këtë situatë pasi të dy luajtën Botërorin e katërt.Nëse Argjentina dhe Portugalia kalonin më tej do kishim një përballje Botërore Ronaldo-Messi por kjo nuk ishte e thënë.
Trajneri i luzitanëve ka deklaruar se Ronaldo ka ende shumë për t’i dhënë futbollit dhe të rinjve ndërsa vetë asi i Portugalisë ka thënë:
”Kemi një grup fantastik me lojtarë të mirë dhe me ambicie. Jam i lumtur sepse Portugalia do vijojë në nivele të larta dhe nuk mendoj se është ky moment për të folur për të ardhmen e trajnerit apo edhe lojtarëve” e mbyll CR7. 10 Topa të Artë largohen nga Rusia.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 578
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Lionel Messi rikthehet me gol nga dëmtimi, Inter Miami në çerekfinalet e Champions Cup
14 Mars, 12:34
-
VIDEO/ I njëjti gjyqtar, standarde të dyfishta! Marciniak s'i anuloi golin Messit, por e bëri me Alvarez
13 Mars, 10:50
-
Rikthehet Totti: Sa Topa të Artë do kishte fituar Messi po të luante 25 vite te Roma?
5 Mars, 16:01
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Cristiano Ronaldos me një supergol, Inter Miami kalon fazën në Champions Cup
26 Shkurt, 11:19
-
VIDEO/ Lionel Messi si asnjëherë më parë, bën sherr me gjyqtarin e ndeshjes dhe ndëshkohet me karton
25 Shkurt, 16:07
-
VIDEO/ U luajt në temperaturën -17 gradë, Lionel Messi i jep fitoren Inter Miamit
20 Shkurt, 11:08
-
Temperatura deri në -24 gradë dhe stuhi bore, shtyhet ndeshja e parë zyrtare e Lionel Messit në SHBA
18 Shkurt, 15:37
-
VIDEO/ Vit i ri zakon i vjetër, Lionel Messi shënon me Inter Miamin! Polemika gjatë ndeshjes
19 Janar, 22:06
-
Kriza ekonomike, Barcelona nxjerr në shitje dollapin e Lionel Messit
10 Janar, 15:59
-
Hillary Clinton, George Soros dhe Denzel Washington ndër të dekoruarit me medaljen më të lartë civile
4 Janar, 19:16
-
Lojtari dhe trajneri më i mirë i vitit, FIFA tregon emrat e nominuar për "The Best"! Duel mes Rodrit dhe Vini Jr, në garë edhe Messi
29 Nëntor 2024, 11:15
-
Javier Mascherano fiton garën me Sylvinhon, prezantohet zyrtarisht te Inter Miami
27 Nëntor 2024, 13:53