Rrëzohen teoritë e astronautëve, zbulohet planeti i rrallë

Rrëzohen teoritë e astronautëve, zbulohet planeti i rrallë

Planeti i zbuluar

Teoritë aktuale të astronautëve janë hedhur poshtë nga një zbulim i fundit.

Një planet gjigand me një distancë 30 vite dritë nga Toka është zbuluar, që sipas teorive aktuale nuk mund të ekzistonte.

Planeti është quajtur GJ 5312b dhe është është sa gjysma e Jupiterit, ndërsa ylli i tij ka një masë sa një e dhjeta e masës së Diellit.

Ky planet kërkon 204 ditë për të përfunduar një orbitë të plotë rreth yllit të tij.

Diametri i këtij të fundit vlerësohet në 14% në krahasim me të Diellit dhe rrezatimi është vetëm 0.2% i rrezatimit diellor.

Një planet në këtë madhësi rreth një ylli kaq të vogël është e vështirë të shpjegohet në bazë të teorive ekzistuese të formimit të planeteve.

Të ashtuquajturit xhuxhët e kuq të tipit M janë ndër yjet më të vegjël dhe më të ftohtë në galaktikën tonë dhe më të zakonshmit.

“Ne nuk mund të jemi të sigurt, sepse yjet e vegjël janë shumë të zbehtë, gjë që i bën ata të vështirë për t’u studiuar, edhe pse ato janë shumë më të zakonshëm se sa yjet në madhësinë e  Diellit “, u shpreh një nga astronautët për BBC News.

Zbulimi i ri shtron pyetjen se si planete kaq të mëdhenj mund të  formohen nga yje me masë kaq të vogël.

Një shpjegim i mundshëm është se planeti GJ 5312b lindi nga një disk i paqëndrueshëm gravitacional i gazit dhe pluhurit rreth një ylli të vogël, që  bie në kundërshtim me teorinë mbizotëruese sot se planetet kanë nevojë për një bërthamë të fortë si pikënisje, duke vepruar si një embrion planetar.

Tërheqja gravitacionale e bërthamës së ngurtë krijon një atmosferë të gazrave rrotullues të pranishëm rreth bërthamës së ngurtë.

Planeti i ri është formuar direkt nga disku origjinal i gazit dhe pluhurit, pa pasur një bërthamë të fortë.

Studiuesit e konsorciumit CARMENES, të udhëhequr nga Dr. Juan Carlos Morales nga Instituti për Studime Hapësinore të Katalonjës, përdorën një teleskop optik me rreze infra të kuqe, për të parë planetin.

Planeti GJ 5312b

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë