Rrëzohet avioni me pasagjerë në Afrikën e Jugut, plagosen 19 persona

Rrëzohet avioni me pasagjerë në Afrikën e Jugut, plagosen 19 persona

Avioni i rrëzuar në qytetin Pretoria në Afrikën e Jugut

Të paktën 19 persona janë plagosur në një përplasje avioni pranë qytetit të Pretoria në Afrikën e Jugut.

Shërbimet lokale të emergjencës kanë postuar një fotografi në “Twitter” duke treguar se pasagjerët janë ndihmuar nga rrëzimi avionit në një fushë me bar.

Raportime të pakonfirmuara ende flasin për një person në gjendje kritike për jetën.

“Mjekë dhe punonjës emergjencash janë në vendngjarje, në Wonderboom të Pretorias ku është rrëzuar një avion”, tha një zëdhënës i shërbimit lokal “ER24”. “Kemi 19 persona të plagosur për momentin, me plagë që variojnë nga dëmtime të lehta e deri në dëmtime kritike për jetën, por për momentin asnjë viktimë të konfirmuar”.

Avioni ishte i tipit “charter”. “Mund t’iu konfirmoj vetëm faktin që kemi të bëjmë me një rrëzim avioni pranë autostradës Moloto”, tha zëdhënësi i emergjencave civile lokale, Johan Pieterse, për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja