Një avion i vogël humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror në Indonezi gjatë fluturimit të tij, ndërsa më pas avioni u gjet i rrëzuar nga banorët në qarkun Pengungan Bintang. Ekipet për kërkim-shpëtim në Indonezi kanë gjetur tetë persona të vdekur dhe një të mitur të mbijetuar.
Fëmija 12-vjeçar që ka shpëtuar nga ky aksident, ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Në Indonezi ndodhin shpesh aksidente të tilla ajrore. Një avion që po udhëtonte nga Surabaya për në Kuala Lumpur ishte rrëzuar në detin Java në vitin 2014, duke lënë të vdekur 162 persona, sa ishin në bord.