Nga Orikum–Dukat te Milot- Balldren dhe PPP-të, rrëzohen 5 dekretet e para të Metës, që ktheu në Kuvend

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretet e presidentit Meta që riktheu për shqyrtim në Kuvend. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka vendosur gjatë mbledhjes së të martës rrëzimin e dekreteve për “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare”, ligjin për Koncesionet, PPP-të dhe zhvillimin e territorit dhe dy dekretet e tjera të Metës për ndërtimin me koncesion të segmenteve rrugore Orikum – Dukat dhe Milot- Balldren. Ndërsa në Komisionin për Veprimtarinë prodhuese, tregtinë dhe Mjedisin u vendos rrëzimi i dekretit për disa shtesa dhe ndryshime për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

***
Me 11 vota pro dhe 1 kundër komisioni rrëzoi dekretin për Privatizimin e shoqërive tregtare. Ka qenë deputeti i opozitës së re Korab Lita i cili ka votuar kundër rrëzimit të këtij dekreti. Në diskutimet mbi këtë ligj, deputetja socialiste Evis Kushi deklaroi se argumentet e Metës për kthimin e dekreteve nuk janë kushtetuese.

Diskutimet ne komision
Evis Kushi-
Ligji që në miratuam thjesht i përgjigjet një problematike. Argumenti i [presidentit lidhet me pretendimin se është në kundërshtim flagrant me linjën e vitit 2001 dhe kështu mund të bëjë rrezik për konflikt institucional. Ligji i vitit 2001 e përmban këtë gjë. Ligji që ne miratuam është ligj i veçantë dhe në këtë aspekt plotësohet kushti i dytë se tjetërsimi i pronave përcaktohet nga këshilli bashkiak. Dhe kushti i tretë plotësohet. Ky komision ka bërë ndryshimet përkatëse ku përcaktohet se pjesa shtetërore nuk duhet të jetë më shumë se 20%.

Ndërsa deputeti i opozitës së re Korab Lita i cili qe e vetmja votë kundër për rrëzimin e këtij dekreti tha se opozita nuk duhet të bëhet pjesë e aferave.

Korab Lita- Ka argumente sa të duash për të kthyer ligje. E përshëndes veprimin e presidentit. Por deri dje i ka lejuar se ka qenë me ju. Jo se besoj tek vendosmëria e presidentit për të luftuar korrupsionin por gjithsesi ftoj kolegët e opozitës të mos bëhen pjesë e këtyre aferave dhe të votojnë pro dekretit të presidentit.

Përgjatë dy muajve të fundit presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend 9 dekrete. Në mbledhjen e djeshme të konferencës së kryetarëve u vendos edhe kalendari i punimeve sipas të cilit dekretet e Metës do të rrëzohen brenda datës 19 shtator.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 03/09/2019 17:46

    Ahmetaj mesues anglishte kryetar i kmisionit te ekonomise !O zot ! Ahmetaj = PPP . Si mund ti ndalj ai PPP kur eshte pritagonisti kryesor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona