Ditën e sotme deputetët e opozitës jashtë ambienteve të Kuvendit folën mbi rrëzimin e kërkesës së tyre për përjashtimin e ministres Elisa Spiropali nga seancat plenare me argumentin se kjo e fundit ka shkelur etikën me gjuhën e përdorur gjatë seancës së fundit në Kuvend.
Në një deklaratë për mediat, deputeti, Oerd Bylykbashi tha se vendimi i marrë ditën e sotme nga sekretariati i Etikës, tregon standartin e dyfishtë që sipas tij qeveria po përdor për të përjashtuar deputetët e opozitës me qëllim që këta të fundit të mos jenë të pranishëm për debat në seancë plenare.
“Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë po përdor si dhunim ndaj deputetëve të opozitës me qëllim që të pengojnë praninë e deputetëve në sallë. Kemi kërkuar thjesht mbajtjen e mocionit dhe ngritjen e komisionit për çëshjten ‘Mc Gonigal. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, është standart i dyfishtë. Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale. Nuk presim zgjidhje nga kjo gjë”-tha Bylykbashi.
Ata kërkuan edhe që të nesërmen, të pranishëm në seancë të jenë edhe 4 deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi të cilët me vendimin e 21 shkurtit, janë përjashtuar nga seancat plenare për 10 ditë që do të thotë se të nesërmen nuk do mund të jenë të pranishëm kur të mbahet mocioni me debat.
Teksa u pyet për mënyrën sesi do të veprohet në 3 mars pasi seanca e mocionit me debat pritet të zgjasë rreth 24 orë, Bylykbashi nuk preferoi të jepte një përgjigjie lidhur me organizimin e protestuesve të thirrur nga Berisha.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor, 09:32
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor, 21:09
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor, 16:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor, 07:28
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor, 17:31
-
Shqipëria e Kosova nesër mbledhje të përbashkët të dy Kuvendeve, ‘përjashtohen’ Berisha e Basha! Lista e deputetëve pjesëmarrës
19 Dhjetor, 14:16
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
kur flasin edhe keta per etik
Përgjigju