Rrëzohet kërkesa e Selamit për
pezullim të vendimit të KQZ

Rrëzohet kërkesa e Selamit për<br />pezullim të vendimit të KQZ
TIRANE-Deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë shqiptare Shkëlqim Selami nuk do të jetë më deputet dhe në fuqi mbetet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku pak ditë më parë për efekt të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit Selamit ju hoq mandati deputetit.

Pas Dashamir Tahirit, Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën për sigurimin e padisë dhe për ish- deputetin Shkëlqim Selami për pezullimin e vendimit të KQZ.

Selami ju drejtua Gjykatës Administrative këtë të hënë me kërkesë për sigurim padie deri në përfundim të shqyrtimit me themel në gjyq, por kjo kërkesë e tij u refuzua nga gjyqtarja Gentjana Mucaj si e pabazuar në ligj e prova.

Ndërkohë më 6 shkurt në gjykatën Administrative në dy orare të ndryshme do të nisin gjykimet në themel për procesin Selami dhe atë ndaj ish-deputetit Dashamir Tahiri dhe ky po ashtu i prekur nga efektet e ligjit të Dekriminalizimit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg