Rrëzohet para besimtarëve kreu i Kishës Ortodokse ruse, justifikimi: Kishte ujë në dysheme (VIDEO)

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, i cili është sanksionuar për mbështetjen e tij ndaj luftës së Vladimir Putinit në Ukrainë, është filmuar teksa rrëzohet gjatë një shërbese fetare.

Patriarku Kirill ishte duke mbajtur meshën në një kishë në qytetin e Novorossiysk në rajonin jugor të Krasnodarit pranë Detit të Zi kur u rrëzua në dysheme.

Një zëdhënës i kishës tha se patriarku e lëndoi shpinën pasi rojet e sigurisë aty pranë dhe peshkopët e tjerë nuk ishin në gjendje të reagonin në kohë për të ndaluar rënien e tij.

Patriarku u përpoq të qeshte nga rënia dhe u justifikua duke thënë se gjithcka ndodhi prej rrëshqitjes.

“Fakti që rashë sot nuk do të thotë asgjë. Vetëm dyshemeja është e mrekullueshme, mund ta shikoni veten në të, është kaq e shndritshme dhe e lëmuar. Kur uji derdhet mbi të, edhe nëse është i shenjtë, atëherë ligjet e fizikës hyjnë në lojë”, tha ai para besimtarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Karma: 27/06/2022 10:29

    E mor urate, nuk te le perendia pa ta kthyer kur behesh pjese e krimit.

    Përgjigju
  • Turi: 27/06/2022 08:29

    Dhe ata qe perfaqsojne kishen do sulmoni tani , sepse jane mbeshtetes te Putinit ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja