Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit

Rrëzoi kërkesën e Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore, zbardhet vendimi i Kushtetueses: Qytetarëve s'u kufizohet e drejta e aksesit

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e shpallur më 27 dhjetor për rrëzimin e kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e hartës së re gjyqësore

Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshtoi si antikushtetues hartën e re gjyqësore, me pretendimin se shkrirja e gjykatave të Apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administrative në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetuese dhe interesin e qytetarëve.

Por në arsyetimin e saj Gjykata thekson se e drejta e aksesit nuk u mohohet dhe as nuk u kufizohet qytetarëve.

 “Për pretendimin e cenimit të së drejtës së aksesit, VKM-ja nr. 495/2022 ka vlerësuar situatën aktuale dhe ka marrë në konsideratë objektivat, parimet dhe kriteret e përcaktuara në nenet 14 dhe 15 të ligjit nr. 98/2016, si dhe nevojën për vazhdimësinë e shërbimeve gjyqësore, transferimin e personelit dhe organizimin e logjistikës. E drejta e aksesit nuk u mohohet dhe as nuk u kufizohet qytetarëve. Veprimtaria e vetme që largon deri diku qytetarin nga vendbanimi është seanca gjyqësore, që përgjithësisht ndiqet nga përfaqësuesi ligjor, kurse në raste të tjera prania e palëve nuk është e domosdoshme, pasi një pjesë e madhe e çështjeve, sidomos në gjykatën e apelit, zhvillohen mbi bazën e dokumenteve, pasi juridiksioni rishikues është rikonceptuar vetëm për shkaqet e ngritura në ankim. Harta e re është në përputhje dhe përshtatet me qëllimin e ligjit dhe me nevojën që e ka diktuar atë”,  thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata ka rrëzuar edhe dy pretendime të tjera të Dhomës së Avokatisë.

“Në lidhje me pretendimin për cenimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, VKM-ja nr. 495/2022 nuk cenon të drejtën e avokatëve për të lidhur kontrata Vendim i Gjykatës Kushtetuese Kërkues: Dhoma e Avokatisë e Shqipërisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit Faqe 14 me klientët e tyre në asnjë aspekt dhe riorganizimi nuk e bën të pamundur ushtrimin e profesionit të avokatit. Në lidhje me pretendimin për cenimin e parimit të proporcionalitetit, sipas nenit 17 të Kushtetutës, harta e re merr në konsideratë kriteret e ligjit nr. 98/2016 që kanë të bëjnë me zhvillimin demografik, numrin e banorëve në raport me numrin e gjykatave, ndarjen administrativo-territoriale, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën rrugore dhe kushtet e transportit për në gjykatë dhe midis gjykatave, si dhe karakteristikat gjeografike, ngarkesën në gjykata, eficiencën e gjykatave dhe gjyqtarëve, burimet njerëzore, vendndodhjen dhe përmasat e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Krijimi i degëve të gjykatave, sipas nenit 17, pika 1, të ligjit nr. 98/2016, nuk është kriter ligjor, por një mundësi alternative nëse shihet e domosdoshme.”

“Pretendimi për cenimin e parimit të barazisë përpara ligjit është i pabazuar, pasi VKM-ja nr. 495/2022 nuk ka përcaktuar trajtim të diferencuar të avokatëve të Dhomës Vendore Tiranë në raport me ata të dhomave të tjera, sepse të gjithë avokatët janë në kushtet që mund ta ushtrojnë lirisht profesionin e tyre. Por edhe nëse Gjykata konsideron se ka kufizim, qëllimet që synon harta e re dhe mjeti i përdorur justifikojnë diferencimin për arsye legjitime dhe objektive.”

Vendimi për hartën e re gjyqësore u miratua më 10 Qershor 2022 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Pas vendimmarrjes së KLGj-së avokatët protestuan dhe bojkotuan seancat gjyqësore për periudhën 14 deri 17 Qershor.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/02/2024 02:51

    Po koha e humbur duke bere vara-vinga ne distanca kilometrike e ne gjyqe te shtyra e te perseritura per 100 arsye dhe kufizimet e limitizimet financiare qe u vijne qytetareve si pasoje,po keto i ka llogaritur gjykata?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!