Katër persona të armatosur në orën 01 : 30 të mëngjesit të së martës kanë rrahur dhe grabitur ish-kryetarin e komunës Fierzë në rrethin e Pukës, Nik Nikën.

Ngjarja ndodhi në Valias të Ri në zonën e Kamzës, aty ku familja Nika banon. Nika aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, ndërsa i kontaktuar në telefon nga A1 Report shpjegon se është rrahur dhe torturuar brutalisht nga 4 grabitësit në kërcënimin e armëve. Por ai hedh dyshime se nuk bëhet fjalë vetëm për një grabitje por e lidh dhunimin e tij me funksionin që ka ushtruar si kryetar i komunës Fierz, i zgjedhur prej dy mandate nga PD. 

Lidhur me ngjarjen në fjalë, Komisariati numër 5 ka marrë denoncimin për grabitje nga ish-kryekomunari dhe ka shoqëruar 8 persona në polici por deri më tani por, nuk ka një emër emër zyrtar që lidhet me grabitjen.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)