Policia e Durrësit ka vënë në pranga ditën e sotme një 47-vjeçar me iniciale S. K.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se arrestimi i S. K., ka ardhur pas dhunës së përsëritur që ka ushtruar ai në prani të fëmijëve ndaj bashkëshortes P.K., 40 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen, policia thotë se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në familje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës  në bashkëpunim me Specialistët e Policimit në Komunitet  bënë të mundur ndalimin e shtetasit S.K., 47 vjeç, banues në Shkallnur/Durrës, pasi ushtronte dhunë të përsëritur në prani të fëmijëve ndaj bashkëshortes P.K., 40 vjeçe, Banues në Shkallnur/Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për për veprime të mëtejshme.