Rriten aksionet e Facebook, Zuckerberg në listen e tre më të pasurve të globit

Rriten aksionet e Facebook, Zuckerberg në listen e tre më të pasurve të globit

Jeff Bezos, Bill Gates dhe Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg bëri një tjetër kapërcim në listën e më të pasurve të globit, që janë ende gjallë, duke u renditur tashmë në vendin e tretë. Aksionet e Facebook-ut u rritën me rreth 2.4 %, duke sjellë rreth 81.6 miliardë dollarë për Zuckerberg, shifër që e ngriti atë në renditje.

Kjo rritje bëri që CEO i rrjetit social të parakalojë me rreth 373 milionë dollarë Warren Buffet, investitorin legjendar dhe CEO-n e Berkshire Hathaway.Për herë të parë në histori, tre njerëzit më të pasur, të gjallë, janë të gjithë titanët e teknologjisë. I pari është Jeff Bezos i Amazon, me një pasuri prej rreth 141 miliardë dollarësh, i ndjekur nga themeluesi i Microsoft (MSFT), Bill Gates. Këto të dhëna janë sipas indeksit të Bloomberg, të publikuar mbrëmjen e të premtes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)