Rriten çmimet e biletave për të vizituar vendvarrimin e Skënderbeut

Restaurimi i vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë është shoqëruar edhe me dyfishim të çmimit të biletës për vizitorët në këtë objekt mjaft të rëndësishëm historik.

100 lekë të reja për fëmijët dhe 200 lekë për rriturit është tarifa e vendosur e cila u miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak me kërkesë të Bashkisë Lezhë. Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore, Paulin Zefi, shprehet se për disa kategori do të bëhen përjashtime. 

Memoriali i Gjergj Kastriotit ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, ndërkohë me rritjen e çmimit të biletës pritet të rriten të ardhurat të cilat do të shkojnë për mirëmbajtjen e këtij objekti historik.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 07/03/2019 07:58

    Shume normal. Kudo ne bote kur shkon ne muze dhe vende te tilla kane nje tarife te tille. 200 lek per nje turist nuk jane asgje, qofte ai i huaj apo vendas.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja