Pas hetimit të nisur për tregun e miellit që u pasua me shtrenjtimin e bukës në shtator, hapjes së kontrolleve për sektorin e hidrokarbureve për çmimin e rritur të karburantit, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin e tregjeve të frutave dhe perimeve për shtrenjtimin e produkteve të shportës.
Nisur nga luhatjet në tregje, ku çmimet për prodhime të caktuara si spinaqi, brokoli, lule lakra apo karota shtrenjtohen nga bujku tek konsumatori në Tiranë me 100-150 lekë, Report TV ju drejtua me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Konkurrencës, ku ky i fundit konfirmon se është duke monitoruar tregun për të parë nëse ka apo jo abuzime në çmime.
Shtrenjtim është vërejtur edhe tek produktet e tjera si qepë, patate, sallatë, domate apo kastravec, ku çmimet në Tiranë janë disa here më të larta se ato me të cilat grumbulluesi i merr tek bujku.
Nën monitorimin e Autoritetit të Konkurrencës do të jetë edhe tregu AGRO-ushqimor i Tiranës, për të parë nëse tregtarët aty rrisin çmimet e produkteve që kanë marrë nga rrethet. Nëse konstatohen shkelje, konkurrenca do të nisë hetim për abuzimet që kryhen.
Vetëm në muajin janar sipas të dhënave të INSTAT çmimet e zarzavateve dhe patateve u rritën me 17%, vajrat dhe yndyrat me 9,1 %, ndjekur nga frutat që u shtrenjtuan me 8,5 %, për të kaluar tek buka dhe drithërat me çmim 6% më të lartë. Shtrenjtim po ashtu është regjistruar edhe tek sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsira me 5,5 %, mish me 3,1 % dhe qumështi, djathi dhe vezët me rritje prej 3%.
Në bazë të treguesve vetëm për produktet e shportës inflacioni në raport me janarin e 2021, rezulton të jetë 7.4%, ndërsa në tërësi për të gjitha produktet përfshirë, ujin, energjinë, transportin etj, inflacioni në janar rezultoi 3.7%, aq sa ishte edhe në dhjetor 2021.
I.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3387
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Erdhën festat/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e subjekteve tregtare: Penalizim kush abuzon me çmimet
19 Dhjetor 2024, 15:45
-
Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat
18 Dhjetor 2024, 07:30
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku: Tre arsyet pse produktet ushqimore në Shqipëri janë më të shtrenjta krahasuar me vendet e BE-së
10 Nëntor 2024, 13:00
-
Abuzimi me çmimet në tregun e grumbullimit të fruta-perimeve, Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar në 5 qarqe! Verifikim periudhës 2023-2024
7 Nëntor 2024, 11:57
-
U rrit çmimi i energjisë/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve tek furrat e bukës e pastiçerive
1 Nëntor 2024, 13:20
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht 2024, 16:57
-
Preferohet importi i shtrenjtë nga Rusia e Ukraina, gruri vendas mbetet stok! 'Konkurrenca' pa hetim për sjelljen e kompanive: Blejnë jashtë për cilësi
14 Gusht 2024, 15:33
-
Grumbulluesit nën hetim, abuzuan me çmimet e fruta perimeve! Autoriteti i Konkurrencës: Në Tiranë u shtrenjtuan deri në 100%! Në Fier, Korçë, Berat, Elbasan deri në 50%
29 Korrik 2024, 13:48
-
Tabaku kritikon Autoritetin e konkurrencës: Shqiptarët paguajnë më shtrenjtë për produkte dhe shërbime të cilësisë së dobët
20 Korrik 2024, 09:59
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik 2024, 07:24