Rriten çmimet për shqiptarët që
vizitojnë Butrintin, bileta 700 lekë

Rriten çmimet për shqiptarët që<br />vizitojnë Butrintin, bileta 700 lekë<br>
Ministria e Kulturës ka vendosur te rrisë çmimin e biletës për turistët shqiptarë që vizitojnë Parkun Kombëtar të Butrintit. Pas këtij vendimi të ministrisë edhe shqiptarët do të paguajnë njësoj si turistët e huaj, ku bileta do të kushtojë 700 lekë nga 300 lekë që ishte më parë. Rritja e çmimit në Parkun e Butrintit ka nisur nga 1 janari. Ndërkohë operatorët turistikë kanë reaguar duke e quajtur këtë veprim të pa konsultuar me asnjë palë të interesuar.

Kryetari i Shoqatës së Operatoreve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa, u shpreh se rritja e çmimit të biletës është bërë në një moment që janë nënshkruar kontratat me operatorët e huaj.

“Mendoj se nuk është konsultuar me pjesën e subjekteve, ne sjellim pjesën më të madhe të turistëve në Butrint , padyshim që mund të ndodhin ndryshime sepse është një sektor në zhvillim. Duhet të ishin konsultuar me ne sepse duhet të trajtonim disa kategori si për shembull një kategori që paguante 150 tani duhet të paguaj 300 lekë të reja.

Ata që trajtoheshin me një biletë me çmimin 350 lekë të reja do paguajnë 700 lekë të reja, këto nuk mund të jenë rezultateve për çdo kategori vizitorësh,”
tha Arben Çipa, kryetar i shoqatës së turistëve në Sarandë.

Ministria e Kulturës ka vendosur të heq edhe lehtësirat për vizitorët që bashkohen në grup. Më parë grupet e mëdha turistike mbi 6 persona paguanin 500 lekë për person, ndërsa tani grupi duhet të jetë më i madh se 30 persona që të përfitojë uljen e çmimit të biletës për të vizituar Parkun Kombëtar të Butrintit.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur