Rriten dhe pagat për shoferët, kuzhinierët e magazinierët e institucioneve, punonjësit e Teatrit Kombëtar e TKOB

 Rriten dhe pagat për shoferët, kuzhinierët e magazinierët e institucioneve, punonjësit e Teatrit Kombëtar e TKOB

Godina e Kryeministrise

Qeveria ka rritur dhe pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

Për natyrë të veçantë pune u jepet një shtesë mbi pagën bazë mujore të klasës përkatëse, konkretisht:

Punonjësve të sektorit të teknikës së shtypshkrimit në Qendrën e Botimeve Zyrtare, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësve shpëtues të sektorit të emergjencave dhe shpëtimit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, në masën 9 000  lekë në muaj;
punonjësve të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, në masën 9 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionin “shofer-mekanik” në Qendrën e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit, në masën 9 000 lekë në muaj;

Punonjësve, të cilët punojnë në shërbimet e shëndetit mendor e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me probleme të shëndetit mendor, në masën 9 000 lekë në muaj. Ministri përgjegjës për çështjet e shëndetësisë përcakton vendet e punës, që përfitojnë këtë shtesë me miratimin e strukturave të institucioneve shëndetësore përkatëse.

Punonjësve, të cilët punojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, në masën 9 000 lekë në muaj.

Kjo shtesë aplikohet pas miratimit të strukturave të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale përkatëse, sipas propozimit të ministrit përgjegjës për çështjet e drejtësisë
Punonjësve në pozicionin “shofer” në urgjencën e spitaleve, në masën   14 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionin “rojë mjedisore” në administratat e zonave të mbrojtura, në masën 8 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “përgjegjës (shërbimi i ushqimit dhe restorantit)”, “kuzhinier”, “administrues hoteli” dhe “ndihmëskuzhinier” në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, Durrës, në masën 9 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “laborant” dhe “teknik i mesëm aparaturash” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 19 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionin “punëtor mirëmbajtjeje (krematoriumi)” në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/fonie” dhe “mjeshtër rrobaqepës” në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 24 000 lekë në muaj;
Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër grimier”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër rrobaqepës”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangoz”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, “ndihmësmjeshtër parukier-grimier” dhe “ndihmësmjeshtër gardërobier”, në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “mjeshtër ndriçimi/fonie” në Teatrin Kombëtar, në masën 24 000 lekë në muaj;

Punonjësve në pozicionet “mjeshtër skene”, “mjeshtër parukier-grimier”, “mjeshtër garderobier”, “mjeshtër marangoz”, “mjeshtër këpucar”, “mjeshtër dekori”, “mjeshtër rekuizite” “ndihmësmjeshtër grimier”, “ndihmësmjeshtër ndriçim/fonie”, “ndihmësmjeshtër rekuizitier”, “ndihmësmjeshtër dekorator”, “ndihmësmjeshtër këpucar”, “ndihmësmjeshtër marangozerie”, “ndihmësmjeshtër i mekanikës skenike”, në Teatrin Kombëtar, në masën 14 000 lekë në muaj;

Punonjësit në pozicionin “magazinier”, në Kryeministri në masën 23 000 lekë në muaj;

Punonjësit e tjerë mbështetës dhe punonjësit e tjerë të specialiteteve të ndryshme në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës dhe në institucionet e pavarura në nivel qendror, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj;

Punonjësit mbështetës dhe punonjësit e tjerë të specialiteteve të ndryshme, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, që nuk përfshihen në shkronjat “a” deri në “ll”, të kësaj pike, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në muaj.”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2024, përballohen nga buxheti i miratuar dhe fondi i kontingjencës për rritjen e pagave, sipas përcaktimeve në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 korrik 2024.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë

Imazhet e para nga dronët Bayraktar, Peleshi: Rrisim aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë