Rriten kërkesat/ Nxënës me mesatare të lartë interes për arsimin profesional në Lezhë

Disa ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, kërkesat për regjistrim në arsimin profesional po vjen gjithnjë e në rritje në qytetin e Lezhës. Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i shkollës së mesme profesionale "Kolin Gjoka", Bardh Dedgjonaj.

Ai shprehet se ky interes i të rinjve nxitet edhe nga kërkesat e vazhdueshme të biznesit për punonjes të arsimuar ka bërë që të rinjtë të zgjedhin gjithnjë e më tepër të një shkollë profesionale. Ndërsa shton se në shkollën që ai drejton ndjekin studimet jo vetëm nxënës nga Lezha por edhe nga zonat veriore të vendit si dhe më gjëre.

"Regjistrimet si çdo vit tjetër edhe këtë vit kanë qenë shumë të larta. Kërkesa më e lartë ka qenë për drejtimin hoteleri –turizëm, por edhe katër drejtimet e tjera kanë pasur një kërkesë të mirë deri tani. Edhe këtë vit do të jetë një vit i mbarë jo vetëm në sasi por edhe në cilësi.

Nxënësit që po regjistrohen janë me një mesatare 9 ose 9.5. Nuk është si dikur në arsim profesional  shkonin nxënës me rezultate të dobëta vetëm për të marrë një profesion, por tashmë këtu vijnë edhe nxënës me rezultate shumë të larta dhe marrin profesionin. Më të mirët vazhdojnë arsimin e lartë" tha Bardh Dedgjona, Drejtor i Shkolles "Kolin Gjoka".

Përfundimi i arsimit profesional shihet si një mundesi e mire punësimi në të ardhmen, ndaj në Lezhë i është kushtuar mjaft vemendje gjatë viteve të fundit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes

Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, akset drejt hapjes