Rriten kreditë e këqia,
24.2% në shkurt
Kreditë që bizneset dhe individët nuk u kthejnë bankave në kohën e duhur kanë vijuar të rriten për të dytin muaj radhazi, pasi kishin ndalur këtë tendencë në dhjetor.
TIRANE- Kreditë që bizneset dhe individët nuk u kthejnë bankave në kohën e duhur kanë vijuar të rriten për të dytin muaj radhazi, pasi kishin ndalur këtë tendencë në dhjetor. Të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave bëjnë të ditur se huatë e pakthyera në afat arritën në 24.2% të totalit në shkurt, nga 24.1% që ishin në janar dhe 23.22% që u mbyll viti 2013. Bankat, në përpjekje për të mbyllur me fitim 2013-n, duket se kanë shtyrë klasifikimin e kredive me probleme për në fillim të vitit tjetër, çka u reflektua në zgjerimin e këtij treguesi në janar.
Një tjetër faktor që ka ndikuar ka qenë dhe tkurrja e kredisë në dy muajt e parë të vitit. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kredisë për ekonominë në fund të muajit shkurt ishte 540.7 miliardë lekë, duke rënë me 0.7% në krahasim me janarin e po këtij viti. Në raport me fundin e 2013-s, kredia për ekonominë ka rënë me 1.3%.
Bankierët kishin shpresuar se 2013 do të shënonte dhe fundin e rritjes së kredive me problem, por dy muajt e parë të vitit po tregojnë se sistemi do ta ketë të vështirë të frenojë zgjerimin e këtij treguesi, që është bërë një problem shqetësues dhe po ndikon ndjeshëm në frenimin e huadhënies për ekonominë, teksa bankat janë përqendruar në mbledhjen e kredive të pakthyera në afat.
Kjo, megjithë masat që janë marrë edhe nga politika, e cila ka ndryshuar madje edhe klauzola të tëra të Kodit Civil, vetëm për të favorizuar grumbullimin nga ana e bankave të detyrimeve të
pakthyera.
Shkrimi u publikua sot (9.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14877
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20