Rriten me 117,2 mln € eksportet krahasuar me janar-mars 2020! Nis rimëkëmbja edhe për sektorin e fasonerive

Rriten me 117,2 mln € eksportet krahasuar me janar-mars 2020! Nis rimëkëmbja edhe për sektorin e fasonerive

Porti i Durrësit

Konkretisht eksportet në këtë tremujor arritën në 80.2 miliardë lekë, duke u rritur me 14.3 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit ndikim pozitiv në rritjen e eksporteve kanë dhënë grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve me 8,9%, ndjekur nga materialet dhe lëndët djegëse me 6.6% si dhe grupi i “Tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje.

Pas një rënie të vazhdueshme shifrat tregojnë se edhe biznesi i fasonerisë por rimëkëmbet, pasi ka filluar rritja e eksporteve dhe importeve. Eksportet për këtë kategori janë rritur me 1.5 miliardë lekë dhe importet me 1.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.

Po ashtu rritje e konsiderueshme është regjistruar edhe sa i takon importeve, me 24.1 miliardë lekë në raport me 2020. Në këtë tremujor të parë deficiti tregtar ishte rreth 82 miliardë lekë me një rritje prej 9.7 miliardë lekësh.

Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (16,4 %), Kosova (35,5 %) dhe Greqia (53,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (15,6 %), Mbretëria e Bashkuar (27,2 %) dhe Ukraina (14,9 %).

Ndërsa rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,2 %), Turqia (36,9 %) dhe Kina (31,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (5,4 %), Zvicra (11,9 %) dhe Rusia (51,7 %).

EKSPORTET JANAR-MARS

Viti 2021        80,225

Viti 2020        65,832

Diferenca    +14,393

IMPORTET JANAR-MARS

Viti 2021        162,163

Viti 2020        138,046

Diferenca      +24,117

DEFICITI JANAR-MARS

Viti 2021        81.938

Viti 2020        72.214

Diferenca      +9.724

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • drini: 20/04/2021 17:13

    Problematike sepse humbesit duan te justifikojne humbjen. Ata do te sajojne dicka tjeter.Shpresojme te mos kete pasoje vrasje njerzish.Per fat tekeq akoma njerez qe mund te manipulohen nga politika.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit