Ecuria e të ardhurave vijoi trendin rritës edhe në muajin shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë, ndërkohë që vjet ishin 426,1 miliardë lekë. Për 9 muaj të ardhurat e mbledhura janë rritur me 51 miliardë lekë.
Sipas treguesve performancë pozitive kanë pasur thuajse të gjithë zërat fiskal, përveç TVSH-së, dhe të ardhurat e mbledhura nga bashkitë.
Nga janari deri në shtator janë mbledhur nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar 143,569 miliardë lekë nga 143,907 miliardë lekë që u mblodhën vjet.
Ky ngadalësim i të ardhurave nga ky zë kur të tjerët janë në rritje, jep sinjale për një ngadalësim të konsumit si pasojë e inflacionit. Praktikisht qytetarët po blejnë më pak produkte ushqimore për shkak të çmimeve të larta.
Në të kundërt të TVSH-së është tatimi mbi fitimin, i cili është në rritje të fortë për këtë vit me afërsisht + 11 miliardë lekë. Në total në fund të shtatorit të ardhurat nga ky zë arritën në 44.9 miliardë lekë, ky tregues lidhet direkt me performancën pozitive të bizneseve që kanë pasur fitime më të larta.
Po ashtu me 9.7 miliardë lekë janë rritur arkëtimet nga tatimi mbi të ardhurat personale, që tregon për rritje të nivelit të pagave e për pasojë edhe të tatimit që paguhet. Ndikim në këtë zë jep edhe plotësimi i DIVA-s, dhe pagesa shtesë nga të dy punësuarit.
Ndërkohë në rënie paraqitet performanca e pushtetit vendor, i cili ka mbledhur 21.3 miliardë lekë nga 22.1 miliardë lekë që ishte vjet.
Kurse sa i takon shpenzimeve, në nëntë muaj arritën në vlerën 425.6 miliardë lekë, nga 409.9 miliardë lekë që ishin vjet.
Por vihet re një ngadalësim i shpenzimeve për investimet publike me 4.9 miliardë lekë, krahasuar me vitin e kaluar, për shkak se nuk janë përdorur fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit për projekte të ndryshme.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.2%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7031
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023
29 Dhjetor 2024, 07:41
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Më shumë emigrantë dhe familje më në vështirësi në Shqipëri, në 9 muaj 772 mln € erdhën si remitanca
12 Dhjetor 2024, 17:02
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
Paketa fiskale për vitin 2025, bizneset propozojnë lehtësira fiskale dhe doganore! Nga ulja e TVSH-së për ushqimin, tek taksa e infrastrukturës në ndërtim
11 Nëntor 2024, 16:25
-
Lumë propozimesh për rishikime taksash, nga TVSH-ja në bujqësi, sigurimi i banesave tek rritja e pagës minimale vetëm për të rinjtë
5 Nëntor 2024, 17:45
-
Projektbuxheti/ Ulja e nëndeklarimit të pagave do të sjellë 150 mln euro shtesë në buxhet në vitin 2025!
29 Tetor 2024, 17:50
-
Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet
18 Tetor 2024, 14:13
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor 2024, 17:58
-
Politikat tatimore do të rishikohen deri në 2027-ën! Rikthehen taksat për biznesin e vogël, rishikohet TVSH-ja 6% në turizëm
20 Shtator 2024, 18:49