Rriten me 8.9% çmimet
e energjisë elektrike

Rriten me 8.9% çmimet <br />e energjisë elektrike
PRISHTINE - Energjia elektrike është shtrenjtuar në Kosovë me 8.9 për qind. Vendimi është marrë të mërkurën nga Bordi i ri i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Propozimi i parë prej 7.6 për qind ka rënë, pasi ZRRE-ja ka marrë vendim që t’ia zvogëlojë për 3.3 milionë euro të ardhurat Korporatës Elektroenergjetike KEK. “Me këtë zvogëlim të të ardhurave, rritja do të jetë 8.9 për qind”, i tha medias Ardian Berisha, kreu i departamentit të tarifave në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë. Ulja e të ardhurave, sipas tij, është bërë pasi KEK-u ka dështuar që të sjellë garancitë e duhura, që ZRRE-ja ka kërkuar për investime kapitale në sistemin e prodhimit.
Tarifat e reja do të fillojnë të aplikohen duke filluar nga data 1 qershor deri më 1 prill të vitit të ardhshëm, kur pritet të merret vendimi i ri për tarifat.

(gk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit