Rriten pagat në tremujorin e katërt/ Bankierët, profesioni më i paguar

Rriten pagat në tremujorin e katërt/ Bankierët, profesioni më i paguar

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të  katërt 2018, është 52.312 lekë, duke u rritur me 3,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, raportoi INSTAT në një publikim të posaçëm për pagat.

Puna në bankë, apo në një shoqëri sigurimi është sot më e paguara në vend, sipas INSTAT. Paga mesatare në sektorin banker dhe atë të sigurimeve është 111.6 mijë lekë sipas të dhënave të INSTAT, ose rreth një mijë dollar në muaj.

Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 113,4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupsektorin e Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është 28,6 % më e ulët, raportoi INSTAT

Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare bruto për grup-aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, ka rritjen më të madhe prej 10,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, ndërsa ndërtimi është i vetmi grup-aktivitet që ka ulje prej 1,2 %.

Gjatë tremujorit të katërt 2018, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 94,8 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar. Në vlerë absolute, paga minimale në këtë sector është 101.8 mijë lekë.

Paga për grup-profesionin e Teknikëve dhe specialistëve në zbatim ka rritjen më të madhe prej 7,1 % gjatë tremujorit të katërt 2018, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar (në vlerë absolute arriti në 59.3 mijë lekë), ndërsa për grupprofesionin e të punësuarve në Forcat e armatosura ka uljen më të madhe, prej 2,2 %.

Grup profesioni i tretë më i paguar në vend është informacioni dhe komunikacioni me rreth 78 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga specialistët me arsim të lartë, që marrin mesatarisht rreth 70mijë lekë në muaj.

Më pag paguhen punonjësit në bujqësi, me 31 mijë lekë në muaj, të ndjekur nga punonjësit elementarë, po me rreth 31 mijë lekë në muaj. /Monitor

 

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën