Në qytetin e një mbi një dritareve, rrugicat e kalldrëmta dhe lagjet muzeale vezullojne nga dritat festive.

Të shumtë janë vizitorët, çdo mbrëmje në fshatin e krishtlindjeve, që shijojne veren e ngrohte dhe produktet vendase.

Mes tyre dhe turiste te huaj qe kanë mbërritur në qytetin e UNESCO-s per naten e nderrimit te viteve.

“Prenotimet janë më të larta këtë vit, jo vetëm për rafting, por edhe për akomodim dhe festat e fundvitit",- thotë Alma Spathara, Albania Rafting

“Turistët e huaj duket se preferojnë gatimet tradicionale dhe atmosferën autentike",- thotë Kristian Kondi, operator turistik.

Shumë vizitorë kanë zgjedhur Beratin jo vetem per historine e kulturen por dhe gamen e gjere te sherbimeve qe ofrohen nga operatoret turistike.

“Suksesi i këtij sezoni qëndron në faktin se turistët nuk qëndrojnë vetëm për vizita ditore, por zgjedhin të kalojnë disa ditë në qytet, duke festuar bashkë me banorët”,- thotë Llazarino Teneqexhi, operator turistik

Me histori 2400-vjeçare, Berati ka ende shumë për të zbuluar, dhe perspektivat për vitin 2026 janë premtuese.