Rriten sërish kërkesat për azil nga shqiptarët, Eurostat: Rekord në rajon, arrijnë nivelin më të lartë pas pandemisë

Foto ilustruese

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten nën nivelet e para-pandemisë. Vendi ynë vijon që të mbetet rekord në rajon për numrin e lartë të azilkërkuesve, ndërsa korriku shënoi një valë të re kërkesash të azilantëve në Francë.

Sipas Eurostat, në korrik kishte 735 kërkesa për azil nga Shqipëria, niveli më i lartë që nga fillimi i pandemisë, me rritje prej 24% në krahasim me muajin e mëparshëm. Shifra mund të ketë edhe më e lartë, pasi për korrikun nuk kanë raportuar ende të gjitha shtetet.

Gjithsesi, në raport me janarin 2020, kur nuk kishte filluar ende pandemia, kërkesat për azil mbeten pothuajse të përgjysmuara.

Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, shqiptarët vijojnë që të kenë vrullin më të lartë për t’u larguar, duke pasur në qershor trefishin e kërkesave të Serbisë, që renditet e dyta pas nesh (shih grafikun).

Eurostat bëri të ditur se dy shtetet më të preferuara nga azilantët janë Franca, që ka parë një rritje të fortë në korrik, me 650 kërkesa, nga 270 muajin e mëparshëm. Ndërsa në qershor, pas Francës renditej Greqia, me 165 kërkesa (ky shtet nuk ka raportuar ende për korrikun).

Kërkesat në Europë

Eurostat raportoi se aplikantët totalë për azil për herë të parë në BE u rritën me 115% në tremujorin e dytë të vitit 2021 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020, dhe me 9% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2021.

Lituania (1 781% më shumë), Polonia (742% më shumë), Bullgaria (701% më shumë) dhe Kroacia (579% më shumë) regjistruan rritjen më të madhe relative në azilkërkuesit për herë të parë në tremujorin e dytë të 2021 në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020

Në tremujorin e dytë të vitit 2021, 36% e vendimeve të shkallës së parë për kërkesat për azil të marra nga Shtetet Anëtare të BE-së ishin pozitive.

Gjatë TM2 2021, u regjistruan rreth 103 895 azilkërkues për herë të parë që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së. Sidoqoftë, numri i aplikimeve ishte ende nën nivelet e para-pandemisë.

Në TM2 2021, kishte edhe 13 805 aplikantë të përsëritur (persona që aplikuan përsëri për azil pasi ishte marrë një vendim mbi një kërkesë të mëparshme). Kjo shifër u ul me 51% në krahasim me TM1 2021 (28 150 aplikantë të përsëritur)./ Monitor

 

Burimi: Eurostat, të dhënat për korrikun jo përfundimtare

M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me rekomandimin e Komitetit të Imunizimit për dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët?

Komento

Komente

  • Alban: 25/09/2021 06:50

    Pse ra azil kerkimi ne gjermani? sepse ky shtet te jep mundesine te punesohesh diku nese siguron nje kontrat pune.Pra nese sot shkon ne zyrat gjermane te kerkosh azil nuk te pranojne pasi te thone ju shqiptaret keni tanime nje mundesi per te patur nje pale dokumenta gjeni nje pune dhe beni dokumentat e qendrimit nuk keni pse kaloni nga azili kohe e se ciles ka mbaruar perfundimisht.Ndersa franca ende nuk ka nje sistem zgjidhes per berjen e dokumentave .Edhe italia zgjodhi sistemin gjerman me shqiperine ndersa franca dhe vendet nordike ende jo ndaj dalin keto shifra jo reale.!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

‘Shahu’ i dy superfuqive, SHBA skeptike ndaj Kinës për çështjen e Tajvanit: Nuk mund t’i zëmë besë, nuk kanë miq as aleatë