Janë rritur shifrat ditore të COVID në 24 orët e fundit në Itali.
Gjithsej janë regjistruar 18,236 raste të reja dhe 683 vdekje nga COVID.
Një ditë më parë janë shënuar 17,572 raste të reja dhe 680 vdekje. Ndërkohë që janë shënuar 27913 të shëruar, 1,203,814 në total.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë arrin 67,220, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në pothuajse dy milion (1,906,377).
Rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve janë Veneto (4,402), Lombardia (2,730), Emilia Romagna (1,667), Lazio (1,597) dhe Puglia (1,073).