Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend! 10 viktima nga COVID dhe 499 raste të reja! Humb betejën mjeku Baco, infektohet zv. Ministri i Mbrojtjes

Rriten shifrat për 24 orët e fundit në vend! 10 viktima nga COVID dhe 499 raste të reja! Humb betejën mjeku Baco, infektohet zv. Ministri i Mbrojtjes

Spitali Infektiv, mjeku Sali Baco dhe zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi

2165 testime, 384 të shëruar, 499 raste të reja dhe 10 humbje jete nga COVID! Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë, në të cilën vërhet se ka një rritje të shifrave krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 375 raste të reja dhe 9 humbje jete.

Fatkeqësisht 10 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me COVID. Mjeku 72 vjecar Sali Baco; 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 55-80 vjeç.

Gjithsej janë kryer 2165 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 499 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

180 raste në Tiranë, 36 në Durrës, 29 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Vlorë, nga 16 raste në Elbasan, Gjirokastër, 15 në Sarandë, 13 në Lushnje, nga 12 raste në Lezhë, Berat, 11 në Dibër, nga 9 raste në Pogradec, Kavajë, nga 8 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Kurbin, Përmet, Delvinë, Tepelenë, 5 në Korçë, nga 4 raste në Tropojë, Librazhd, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Kukës, Has, Peqin, Klos, Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Mallakastër, Divjakë, Roskovec, Bulqizë, Memaliaj, Vorë, Këlcyrë. 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 31,565 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 316 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar përhapjen e COVID-19 te të afërmit.

"Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë.

Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID", apelon ministria.

COVID-19 – Statistika (27 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         499

Të shëruar në 24 orë      384

Të shtruar në spitale      316

Humbje jete në 24 orë   10

Testime ditore              2165

Testime totale            253,689

Raste pozitive            56,254

Raste të shëruara       31,565

Raste Aktive              23,536

Humbje jete               1153

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13296

Fier                        1585

Shkodër               1339

Durrës                  1286

Vlorë                     1072

Korçë                    963

Elbasan                  894

Berat      873

Lezhë     865

Gjirokastër  528

Kukës    455

Dibër     380

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Ishte i shtruar prej disa ditësh te COVID-2, virusi i merr jetën mjekut neuropsikiatër në Elbasan

1609066411_salibaco.jpg

Mjeku neuropsikiatër Sali Baco

ELBASAN- COVID-i ka marrë një tjetër jetë nga bluzat e bardha. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se ka humbur jetën Dr. Sali Baco neuropsikiatër.

Baco ishte i shtruar prej disa ditësh të COVID/2 në Tiranë, ku fatkeqësisht nuk fitoi betejën me COVID-in.

Kush ishte Sali Baco? 1985 emërohet drejtor i Spitalit Psikiatrik, ndërsa në vitin 1992 deri në vitin 1995 Drejtor i Shëndetit Publik. Po ashtu nga viti 1998 ka qenë në pozicion, nëndrejtor i Spitalit Rajonal dhe njëkohësisht shef i Poliklinikës deri në vitin 2005. 

Ora 08:25
Me kollë dhe temperaturë, infektohet me COVID zv. Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi!

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi është infektuar nga koronavirusi. Është vetë ai që e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook.

Edhe familja e tij është prekur nga koronavirusi. Ata janë konfirmuar pozitiv ditën e djeshme.

Petro Koçi shkruan se ka pasur disa simptoma si kollë të fortë, temperaturë dhe këputje trupi.

Së fundmi ai u bën thirrje të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me të në 4 ditët e fundit që bëjnë kujdes.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 375 raste të reja me koronavirus dhe 9 humbje të tjera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë