Koçi rrëfen betejën me COVID-in: Ilaçet janë shtrenjtuar kohët e fundit! Uroj që 2021 të jetë më i mirë se ai që iku, se s'dua ta them si Parodistët e Vlorës

TIRANË- Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi nga izolimi ka folur për betejën e tij me COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, Koçi ka treguar se lajmin se është konfirmuar pozitiv me koronavirus e ka mësuar ditën e djeshme, teksa rrëfen se në këtë "luftë" më të vështirë e ka pasur bashkëshortja e tij.

"Uroj të gjithë ata që janë sëmurë të shërohen sa më shpejt dhe ata që janë shëndosh të mos i kap COVID. Tamponin e bëmë dje, duke qenë në një funksion politik, mundshmëria për t'i infektuar është e madhe, edhe pse ne e kemi mbajtur maskën, gjithsesi me këtë përhapje të infeksionit është e vështirë që të jesh i paprekshëm.  Si fillim kam një temperaturë të lehtë, simptoma e parë ka qenë ndjesia jo normale e grykëve, një ngjirje zëri, dhimbje të gjymtyrëve, por duket që ishte një gjendje shqetësim, pastaj kemi kollë, te unë vetëm sa ka kaluar 38. Kemi dalë të gjithë pozitiv, në fillim ka qenë bashkëshortja e sëmurë, pa u identifikuar si COVID, po nga skaneri i bërë doli me COVID, pastaj tamponi, ajo ka qenë një gjendje më serioze, po bën një dozë të tretë antibiotikësh Besojmë se COVID ka qenë në fazën e fundit, jo që na fillimi. Tani është më e stabilizuar, ndërsa unë dhe djali jemi në ditët e para, kemi një trajtim specifik", tha Koçi.

Megjithatë, Koçi thotë se me infektimin me COVID-19 ka vënë re se janë shtrenjtuar ilaçet, kjo ndoshta edhe për shkak të ndryshimit të çmimeve edhe në tregun botëror.

"Mjekët thonë që duhet ushqim i bollshëm, fruta perime dhe proteina, ilaçe pa fund, madje ilaçet sikur janë shtrenjtuar ditët e fundit. Gjithsesi trajtimet në spitale vijojnë të jenë falas. Është e vërtetë që ilaçet janë shtrenjtuar, ndoshta janë shtrenjtuar edhe në tregun ndërkombëtar, dhe ka pasur një reflektim edhe në tregun vendas, megjithatë është një situatë që kërkon dhe një impenjim financiar, sidomos ato që kanë një gjendje më të rëndë dhe duan edhe më shumë trajtim, që të marrin hollues gjaku, apo avacinë që avacina është shumë e shtrenjtë.

Një falenderim ka pasur edhe për mjekët e palodhur, heronjtë e këtij viti pandemi.

"E kam lodhur Tritanin pa fund për miq e shok që kanë qenë të sëmurë, kam folur edhe për situatën në familjen time, janë këshilla shumë të vyera dhe më vjen mirë që këta heronj vazhdojnë dhe rezistojnë në këto kushte se vijojnë të punojnë 16 orë", tha Koçi.

Në fund, një urim për shqiptarët në këtë fundvit.

"Uroj një vit të mbarë për shqiptarët, qoftë 2021 shumë mirë i mirë se ky që iku, se s'dua të them atë që thanë parodistët e Vlorës", përfundoi Koçi në intervistën për Report Tv.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 28/12/2020 06:18

    Cimime ilacesh te paperballushme nga te semuret me Covit ne shtepi.farmacistet dhe grosistet po e shfrytezojne maksimalisht situaten pandemike ne kete vend duke rritur cimimet.Shteti qeverija duhet te nderhyje jo vetem nepermjet rrimbulsimit te barneve ,por te kontrolloje tregun duke aplikuar taksen e superfitimit.Po keshtu Qeverija duhet te kete nje strategji afat gjate financimi dhe sherbimi per tille pidemish.Te semureve djognistikuat me koronoviruse ne shtepi shteti duhet tju vjere ne ndime me mjekime dhe personel mjeksore.Te pakten nje infermjer per sorume apo incheksjone.Keshtu dote ulet numuri i te shtrureve neper spitalet rajonale.Njekohesisht edhe kosta financjare dote jete me e ulet.Cdo gje ju eshte len mjekut familjes pa asnje personel mjeksore.Pandemija nuk luftohet vetem me keshilla mjeksore,por me ilace dhe sherbime te tjera ambulate kurimi ne familje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja