Nga auditimi u konstatua se në vitin 2015 “Shpenzimet për qëramarje” të SHISH rezultojnë të jenë rritur me rreth 6.5 milionë lekë në krahasim me peshën e ulët në vitet e mëparshme.

Gjithashtu mjaft shpenzime janë bërë dhe nga shërbimet e treta, është rritur nga 54 milion lekë në 2013, në 85 milion lekë në 2015, duke njohur dhe rritjen më të madhe, pikërisht këtë vit.

Mjaft shpenzime janë kryer për rikonstruksionin e objekteve të SHISH në disa qytete, si dhe në blerjen e aparaturave elektronike dhe paisje të ndryshme.

Shpenzime të ulta janë kryer për trasnsferat e buxheteve familjare. Sipas KLSH,në këtë pikë SHISH ka vendosur të ulë shpenzimet,duke u përqëndruar vetëm në shpenzime për investime.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com